QIND PËR QIND

Petrit Ruka, Artan Minarolli (1993)

Farsa elektorale në sistemin totalitarsit në të shkuarën dhe në të ardhmen e parë nga një këndvështrim tragji - komik.

QORTIMET E VJESHTËS

Kristaq Dhamo (1981)

Vitet ’30. Në këtë kohë idetë komuniste progresive po hynin në Shqipëri. Kujtimi, një student revlucionar, donte të ndryshonte jetën e të vuajturve nën regjimin e Mbretit Zog. Përmes objektivit të aparatit të tij fotografik ai sheh atmosferën e rëndë të kohës, varfërinë e njerëzve të thjeshtë.

QYTETI MË I RI NË BOTË

Xhanfize Keko (1974)

Fatmiri i vogël, prindërit e të cilit kanë punuar në një kantjer ndërtimi, ëndërron të ndërtojë edhe vetë një qytet. Për këtë i ndihmon kujdestarja e kopshtit dhe një punëtor që u sjell të gjithë shokëve të tij vegla pune. Ndërtohet kështu, brenda oborrit të një kopështi, qyteti më i ri i botës dhe zbulohen ëndrrat dhe karakteret fëminore.

RADIOSTACIONI

Rikard Ljarja (1979)

Ekranizim i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë. Nëntor 1944. Një skuadër partizane, në të cilën është anëtare Teuta, merr urdhër të ringrenë Radio Tiranën. Partizanët mbledhin punonjësit e mëparshëm të Radio Tiranës dhe intelektualë të ndryshëm që kanë qëndruar larg gjatë kohës së luftës, që të ndihmojnë me transmetimin. Teuta bëhet folësja e parë për Tiranën e lirë.

RIKONSTRUKSIONI, televiziv

Vladimir Kasa (1988)

Inxhinier Emili lufton të bëjë karrierë në rrugë të padrejtë duke penguar kuadrot e reja. Paralelisht filmi trajton dashurinë e Zanës, e rritur ne shtëpinë e fëmijës dhe teknikut të ri Agimit.

RRETHI I KUJTESËS

Esat Mysliu (1987)

Një sirenë alarmi po ushton. Gruaja e sëmurë bërtet: Rrethi! Rrethi! Hiqmani rrethin! Doktorri mbetet i habitur. Është një rast i veçantë. Margarita Begolli, protagonistja e filmit, kthehet në Shqipëri pas 20 vjetësh me kujtesën e humbur. Cila është enigma?

RRETHIMI I VOGËL

Saimir Kumbaro (1986)

Agroni, kryetari i ri i komitetit ekzekutiv të rrethit, ndjehet i rrethuar nga ndikimi i Frosës, së vjehrrës dhe disa të afërmve dhe miqve të cilët duan ta shfrytëzojnë postin e Agronit për interesat e tyre personale.

RRUFEJA NË MAL

Vladimir Kasa (1986)

RRUGA E LIRISË

Esat Mysliu (1982)

Një grup vajzash dhe grash partizane nisen në Beratin e çliruar për të marrë pjesë në Kongresin e parë të Gruas Antifashiste. Atyre u duhet një rrugë e vështirë për të kaluar midis armiqve në zonat ende të pushtuara dhe të mposhtin koncepte patriarkale e konservatore. Kjo është rrugë plot sakrifica por njëkohësisht rruga e lirisë së gruas.

RRUGË TË BARDHA

Viktor Gjika (1974)

Një djalë i ri, Deda, i mbushur me entuziazmin e moshës dhe dashuri për punën, endet përgjatë linjës telefonike duke kërkuar shkëputjen. Njerëzit që jetojnë në zona të thella malore presin me padurim të rregullohet linja e t’i urojnë njëri tjetrit Vitin e Ri. Deda vdes i ngrirë në majë të shtyllës duke luftuar me të ftohtin dhe motin e keq.

RRUGICAT QË KËRKONIN DIELL

Rikard Ljarja, Saimir Kumbaro (1975)

Nebi Surreli, së bashku me nënën, jeton në varfëri të plotë, duke tërhequr një karrocë, si shpërndarës qymyri. Në këtë botë gati të nëndheshme njerëzore, ku e poshtëron Ganiu, një tregëtar qymyri, ai njihet me ilegalë të luftës, si Halimi, Gaqua, Mihali dhe Semi dhe pas kësaj fillon të hedhë trakte deri sa merr pjesë në një aksion te rrëmbimit të një shaptilografi.

SKËNDERBEU

Sergei Jutkevic (1953)

Historical film about our national hero, Scanderberg. Gjergj Kastrioti unites the Albanian princes through his marriage with Donika and also organizing the Alliance of Lezha, but he confronts, as well, his nephew’s betray, Hamza. The first feature film of the Albanian – Soviet collaboration.

SKËTERRË ’43

Rikard Ljarja (1980)

Revoltë në një kamp përqëndrimi fashist në vitin 1943, kundër metodave barbare, terrorit. Të burgosurit kryengritës si: profesori, piktori, Hekurani, Ariani, Mira, Shpresa, organizohen dhe mbajnë lidhje të vazhdueshme me rezistencën jashtë kampit. Me rezistencë të fortë ata arrijnë të shkatërrojnë skëterrën fashiste.

SI GJITHË TË TJERËT

Spartak Pecani (1981)

Vullneti, i rritur në shtëpinë fëmijës, sapo ka mbaruar ushtrinë dhe duhet të zgjidhë një sërë problemesh. Për këtë ai gjen mbështetje tek drejtoresha e shtëpisë së fëmijës dhe tek Nasho, ustai i repartit ku ai punonte para ushtrisë, të cilët ndërhyjnë në familjen e Jetës, vajzës që ai dashuron. Vullneti ndjen se po hyn në jetë si gjithë të tjerët.

SINJALI I DASHURISË

Besnik Bisha (1988)

A e dashuron Ana atë djalë i cili e ndjek gjithnjë nga pas dhe i dërgon sinjale dashurie në çdo hap? Por gjatë lojrave të dashurisë, ai pëson një aksident dhe i humb shpresat se një ditë do të kthehet në jetën normale. Por Ana beson se dashuria do ta ngrejë përsëri në këmbë. Kështu, ajo e thërret me sinjalin e tyre të dashurisë.

STOLAT NË PARK

Bujar Kapexhiu (1988)

Shumë pallto të dashuruarish të qytetit shkojnë direkt për pastrim kimik mbas uljes në stolat e sapolyer të parkut të qytetit. Midis tyre është Edlira, e bija e shefes së pastrimit kimik. Prindërit e saj fillojnë hetimin për të njohur dhëndërin e tyre të ardhshëm. Një shkrimtar i shkëputur nga jeta dhe që ankohet gjithmonë për fatin e keq të punëve të tij, ndihmon në “hetime”.

STREHA E RE

Spartak Pecani, Vladimir Kasaj (1977)

Sigurimi i bukës së re në një fshat malor është shumë i vështirë. Filmi bën fjalë për periudhën kur hidhet parrulla për realizimin e detyrave me forcat tona. Një linjë tjetër që ndiqet në film është linja e dashurisë së Bido traktoristit me Verkën.

SHEMBJA E IDHUJVE

Piro Milkani (1977)

Ekranizim i romanit me të njëjtin titull. Mësuesi i fshatit ka përballë një kryeplak fanatik, priftin Engjëll dhe një kapter policie që i shkaktojnë shumë vështirësi në punën e tij për edukimin e fëmijëve. Malësorët e varfër gjënden midis dilemave, pasi ata kanë qënë të detyruar tu nënshtrohen bestytnive dhe pushtetit të dekompozuar. Kryeplaku dhe kapteri bëjnë plane për të vrarë mësuesin.

SHIRAT E VJESHTËS

Spartak Pecani (1984)

Ndërpritet puna në një kohë me shira të paparashikuara në digën e një hidroçentrali të rendësishëm dhe rrezikohet kështu siguria e projektit. Kjo situatë rëndon më shumë në kryeprojektuesin, ing. Ilirin, i cili bashkë me shokët bën të pamundurën për të dalë nga kjo situatë e vështirë.

SHKËLQIM I PËRKOHSHËM

Albert Xholi (1988)

Rikthimi dhe vendosja përfundimtare në fshatin e lindjes është e padëshirueshme për të riun Danja, i cili ka kaluar disa vite në qytet. Danja ëndërron vazhdimisht për qytetin dhe fillon përpjekjet për tu larguar nga fshati.

SHOKËT

Kujtim Çashku (1982)

Ngjarjet zhvillohen në një projekt të madh industrial. Gjatë provave për vënien në shfrytëzim të një linje të re në furrnalta, ndodh një shpërthim me pasoja të konsiderueshme dhe eksperimenti ndërpritet. Ing. Genci është përgjegjës për këtë por në fund ai zbulon se shkaku i shpërthimit nuk ishte defekt i projektit por një sabotim i qëllimshëm.

SHOKË TË NJË SKUADRE

Dhoksi Sahatçi (1984)

Rudini, nxënës shkolle, luan futboll me dy skuadra fëmijësh. Kjo shkakton rënie në mësime. Ai arrin të fallsifikojë mesataren dhe për këtë përjashtohet nga garat sportive.

SHOKU YNË TILI

Fehmi Hoshafi (1981)

Tili është një nxënës i vështirë që bëhet problem për familjen dhe shkollën dhe i sjell shqetësime sidomos mësuese Besës. Fëmijë si Tili kërkojnë një kujdes të veçantë, durim dhe takt, në mënyrë që të shfaqin më të mirën e tyre. Filmi trajton probleme sociale që kërkojnë vullnet dhe këmbëngulje si nga shkolla ashtu edhe nga familja.

SHPELLA E PIRATËVE

Eduart Makria (1991)

Pesë fëmijë pa nisen pa leje me një varkë në kërkim të aventurave. Gjatë këtij udhëtimi, ku iu rezervuan shumë surpriza, ata njihen më mirë me njëri - tjetrin. Aventura mbaron kur ata gjejnë një libër shumë të vjetër të mbushur me historitë e legjendave të Shqipërisë.

SHPËRTHIMI

Muharrem Fejzo (1974)

Iliri një kërkues nafte fillon shpimet në një zonë gëlqerore, ku nuk ka asnjë të dhënë të studiuesve të mëparshëm. Nuk është e lehtë të kapërcesh të gjithë llojet e vështirësive fizike dhe profesionale dhe të mungesës së përvojës. Por Iliri nuk ka kërkuar më kot dhe fontana e naftës shpërthen.

SHPRESA

Eduart Makria (1989)

Shpresa ka një histori dashurie të pafat. I dashuri e ka lënë dhe ajo pati një abort. Ajo është shumë e dëshpëruar. I mënjanon njerëzit dhe ka humbur besimin tek e ardhmja e saj. Por më pas njihet dhe bie në dashuri me inxhinierin e ri, Piron. Dashuria e re, zgjon tek Shpresa interesin për jetën por në të njëjtën kohë ka probleme me familjen e Piros.

SHTËPIA JONË E PËRBASHKËT

Ismail Zhabjaku (1981)

Në familjen e Kozma Selitës çdo pjesëtar është i dhënë me pasion pas punës së tij. Mamaja, Vita, është rrobaqepëse, Djali më i madh, Xhoxhi, punon në rafinerinë e naftës, Aurora është farmaciste dhe Vaso naftëtar. Flonja dashuron Vason, por ajo do që Vaso të heqë dorë nga të qënit naftëtar. Por Vaso, i edukuar me dashurinë ndaj profesionit të tij, nuk mund të pajtohet me interesat e Flonjës.

SHTIGJE LUFTE

Piro Milkani (1974)
Lufta e dytë botërore. Kanani një luftëtar i famshëm në të gjithë krahinën e Pezes dhe Shabani një fshatar i vuajtur, përballojnë të gjithë djegjet dhe shkatërimet e fshatit dhe me heroizmin e tyre ngrenë popullin në një hakmarrje të madhe.

SHTRËNGATË NË MALE, televiziv

Kujtim Meçaj (1979)

Një grup gjeologësh të huaj të kryesuar nga profesor Hubelti kanë ardhur në Shqipëri për të punuar me specialistë shqiptar për zbulimin e mineraleve. Gjeologët shqiptarë vazhdojne punën e pavarur dhe arrjinë rezultatet.

TANA

Kristaq Dhamo (1958)

Ngjarjet zhvillohen në vitet ‘50. Në qëndër të filmit është Tana, një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin, i cili banon në një fshat të varfër malor. Tanës i del përpara mentaliteti i vjetër i gjyshit të saj si dhe xhelozia e Lefterit. Është një lojë dashurie drejt përparimit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë.

TAULANTI KËRKON NJË MOTËR

Xhanfize Keko (1984)

Taulanti 4 vjeçar, fëmija i vetëm i një familje intelektuale, nuk mund ta durojë më vetminë. Ai kërkon një motër. Por sa më shumë ngulmon Taulanti, aq më shumë e neglizhojnë prindërit këtë kërkesë. Me ngadalë, dëshira e Taulantit u pëlqen prindërve të cilët e kuptojnë se duhet ta shohin dëshirën e tij më me seriozitet dhe vëmendje.

TELA PËR VIOLINË

Bujar Kapexhiu (1987)

Andoni, një violinist i ri po studion seriozisht për konkursin e pranimit në Akademinë e Arteve të Bukura. Por Kozmai, i ati i cili mendon se i biri nuk mund ta fitojë konkursin pa ndërhyrje, lëshon alarmin dhe mobilizon të gjithë miqtë dhe të afërmit. Muço, kryetari i komisionit nuk është në gjëndje të gjykojë me mendje të kthjellët dhe e shfryn të gjithë zemërimin tek violinisti i ri i talentuar.

TELEFONI I NJË MËNGJESI

Ibrahim Muço, Kristaq Mitro (1987)

Një ditë, Neritani, një gazetar i ri kupton se fshihet një abuzim i madh pas fakteve të një artikulli të tij, ende të papublikuar të cilin Dhimitri, kunati i tij dhe Marjana, gruaja e drejtorit të kritikuar, po përpiqen ta zhdukin.

TË BURGOSURIT E GALERISË

Saimir Kumbaro (1995)

Galeria e Arteve ngjan si një qytet me 4000 mijë banorë. Aty ndodhen 4000 punime të piktorëve shqiptarë realizuar në periudhën e pas çlirimit të vendit nga okupimi fashist.

TË MOS HESHTËSH

Spartak Pecani (1985)

Bashkëshorti i Silvit vdes në një aksident…Për një periudhë kohe Silvi humb interesin në jetë. Por jeta vazhdon dhe ajo fillon ta marrë veten. Një dashuri e re e zgjon. Por një ditë ajo zbulon se burri që dashuron, Ardi, është bashkëpunëtor në një vjedhje të madhe të pasurisë shtetërore. Meqë është dëshmitarja e vetme, Ardi i kërkon të ruajë sekretin. Pas një lufte me ndjenjat e veta ajo e denoncon Ardin në organet kompetente.

TË PAFTUARIT

Kujtim Çashku (1985)

Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë “Prilli i thyer”. Prilli i vitit 1939 është muaji i mjaltit dhe në të njëjtën kohë një muaj tragjik për shkrimtarin Besian Vorpsi dhe të shoqen Diana. I tillë është ky muaj edhe për Gjorg Berishën i cili endet në malësi duke shijuar ditët e tij të fundit të lirisë. Sipas kanunit, ai ka një muaj liri para se të ngujohet në kullën e tij. Jeta e Gjorgut rrezikohet sepse ai u hakmor për vdekjen e të vëllait.

TË SHOH NË SY, televiziv

Mevlan Shanaj (1986)

Filmi tregon punën e një ndërmarrje në një zonë malore ku punon si mjeke Diana dhe ekonomist Gjergji. Ata ndeshen me konceptet e kolegëve karrieristë të ndërmarjes dhe me dashurinë e përfolur për Dianën e cila kishte qënë e fejuar.

TINGUJT E HARRESËS, televiziv

Leonard Bombaj (1996)

Nëpërmjet dashurisë së dy të rinjve filmi jep një mesazh. Të duash është mënyra për të shlyer sado pak fatkeqësinë e konumikimit njerëzor.

TINGUJ LUFTE

Xhanfize Keko (1976)

Bardhi jetim, shkon të punojë në qytet në familjen e pasur të Galip Shkëmbit, i cili ka një djalë, Nardin. Në shtëpinë e tregëtarit të pasur vjen vazhdimisht Eqeremi, që i jep Nardit mësime violine. Por Eqeremi zbulon talentin e Bardhit. Me ndihmën e Eqeremit, Bardhi mëson t’i bjerë violinës, dhe të bëjë aksionet e para kundër fashistëve.

TOKA JONË

Hysen Hakani (1964)

Në një fshat në veri të Shqipërisë, reforma agrare i kthen tokën Lokes dhe familjes së saj, të cilën ia kishte përvetësuar me intriga Tuç Maku, një pronar i madh tokash në atë zonë. Fillon konflikti midis dy familjeve. Tuç Maku hakmerret duke vrarë Murrashin djalin e Lokes i cili ishte një nga aplikuesit e reformës agrare. Mbas kësaj tragjedie, Lokja kthehet te fëmijët e saj, Leka dhe Filja.

TOKË E PËRGJAKUR

Ibrahim Muça, Kristaq Mitro (1976)

Ngjarjet zhvillohen në tre kohë të ndryshme. Në fillim vritet Miti, babai i Gjergjit të vogël, në mbrojtje të tokës që arrin ta marrë beu. Pastaj bëhet protagonist Gjergji, që ndeshet në mullirin e fshatit me forcat italiane, ku vritet edhe beu edhe mullisi i fshatit. Në pjesën e tretë tregohet për reformën agrare dhe kthimin e tokës te djali i Mitit, Gjergji.

TOMKA DHE SHOKËT E TIJ

Xhanfize Keko (1977)

Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka, nën kujdesin e të rriturve, fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.

TRE DITË NGA NJË JETË

Lisenko Malaj (1986)

Dy regjisorë të rinj, Iliri dhe Sandri, po punojnë për një film të ri që i merr ngjarjet nga betejat kundër nazistëve gjatë luftës së Dytë Botërore. Xha Tanushi, heroi i filmit, bëhet pika kyçe për të gjitha episodet e filmi.

TRENI NISET NË SHTATË PA PESË

Spartak Pecani (1988)

Elteva, e cila sapo ka filluar punë në bangën e shtetit, fillon të flasë për dëmet e sjella nga puna e dikujt që po ndjek një zgjidhje ekonomike të gabuar. Ajo gjendet në udhëkryqe dhe në një moment pyet veten pse të gjithë janë kundër saj. Në këtë kohë doktori mendon se ajo është shtatëzënë. I dashuri e braktis. Është një intrigë që dikush e thuri pa shumë kujdes por i kushtoi shumë Etlevës.

TRE NJERËZ ME GUNA

Saimir Kumbaro (1985)

Tre partizanë të veshur trashë me guna për t’u mbrojtur nga dimri i ashpër nisen për të kryer detyrën. Në rrugë e sipër diktohen nga gjermanët që u vihen në ndjkeje. Bariu Xhemo, për t’i shpëtuar përdor një dredhi të guximshme duke vënë në rrezik veten dhe familjen e tij.

TRE VETË KAPËRCEJNË MALIN

Besim Kurti (1988)

Një fshat i vogël gjatë luftës së Dytë Botërore. Për shkak të varfërisë së thellë, disa fshatarë grabisin mallra përtej kufirit malor. Një hendek i madh hapet midis fshatarëve dhe atyre që luftojnë armikun.

THESARI

Muharrem Fejzo (1981)

Ndihmat e mëdha në të holla të mbledhur nga populli në shërbim të luftës i besohen Kiços për t’i ruajtur. Mbas çlirimit askush nuk po kujtohej për atë thesar, por Kiçoja i kërkoi vetë ata që ia kishin besuar dhe thesari u dorëzua i paprekur.

THIRRJA

Fehmi Hoshafi (1976)

Kujtim Morava shkon të punojë në një fshat shumë të prapambetur ku vepron ende kanuni. Kujtimi merr pjese në prishjen e kishave dhe të xhamive të cilat quheshin qëndra të mbështetjes së kanunit dhe të prapambetjes. Filmi bazohet në ngjarje reale të reformave partiake të fundit të viteve ‘60.

UDHËTIM NË PRANVERË

Qerim Mata (1975)

Film muzikor. Valbona një këngëtare e re, niset me vonesë për të gjetur shokët e saj të ansamblit që kanë filluar një turne nëpër të gjithë Shqipërinë. Një shofer i ri, përpiqet ta ndihmojë dhe e shoqëron kudo, si një bashkëudhëtar i pandarë, deri sa i shfaq edhe dashurinë.

UNË E DUA ERËN, televiziv

Albert Minga (1990)

Era besonte në dashurinë e saj duke i dhënë asaj gjithshka por pikërisht këtu fillon drama e saj. Filmi transmeton mesazhin e dinjitetit njerëzor.

UNË E DUA ERËN, televiziv

Albert Minga (1990)

Era besonte në dashurinë e saj duke i dhënë asaj gjithshka por pikërisht këtu fillon drama e saj. Filmi transmeton mesazhin e dinjitetit njerëzor.

URA DHE KËSHTJELLA

Rikard Ljarja (1984)

Para syve të Salo Briskut dhe djalit të tij meremetues urash zhvillohen ngjarje të pazakonta. Populli përgatitet të presë me armë pushtuesit. Ky patriotizëm i rrëmben edhe dy meremetusit dhe në kohën kur mbi urë kalojnë ushtarët Italianë, ata e hedhin atë në erë.

VAJZAT ME KORDELE TË KUQE

Gëzim Erebara (1978)

Filmi ka në qendër aktivitetin e Jetës, një vajzë e re, nxënëse në shkollën e vajzave. Jeta është anëtare e grupit ilegal dhe ngre në shkollën e saj grupin e të rejave antifashiste. Gjatë një feste, mësuesit fashistë duan të detyrojnë nxënësit të këndojnë himnin fashist, gjë që çon në një nga demonstratat më të mëdha në kryeqytet gjatë së cilës Jeta jep jetën.

VAZHDOJMË ME BETHOVENIN

Spartak Pecani (1994)
Fati tragjik i dy të dashuruarve të cilët mbetën të mbyllur aksidentalisht në një bunker.

VDEKJA E BURRIT

Lisenko Malaj (1990)

Një ambasador del në pension dhe vendos të kthehet të jetojë në fshatin e lindjes të cilin nuk e ka vizituar gjatë 20 viteve të fundit. Ai bindet për hendekun e madh që ekziston midis tij dhe shokëve të dikurshëm të fëmijërisë. Ai mbyllet në shtëpi, në qilarin e fëmijërisë ku luante dikur me shokët e tij.

VDEKJA E KALIT

Saimir Kumbaro (1992)

Kjo është historia e kuajve të njohur të rracës Arba. Në 1975 një gjeneral i njohur i ushtrisë shqiptare, i cili ngriti fermën e pare të kuajve në Shqipëri, u dënua me vdekje. Kjo shënoi fillimin e ekzekutimit të kuajve. Agroni në “Vdekja e kalit”, shpëton një kalë dhe për këtë dënohet nga gjygji ushtarak. Gazeta pariziane “La nuit” e cilëson filmin si autopsi të diktaturës.

VËLLEZËR DHE SHOKË

Dhimitër Anagnosti (1980)

Viti 1941, lufta e Dytë Botërore. Filmi fillon me rikthimin e Vasos në fshatin e tij të lindjes. Ky komunist i ri i jep një kuptim tjetër protestave të fshatarëve kundra armiqve. Vëllai i Vasos, Marko, ëndërron të hakmerret kundrejt atyre që grabitën të fejuarën e tij, dhe kjo hakmarrje është pjesë e një revolte të përgjithshme.

VENDIMI

Kristaq Dhamo (1984)

Maj 1942. Shqipëria ndodhet nën pushtimin fashist në luftën e Dytë Botërore. Pushtuesit po përpiqen me të gjtha mënyrat të zbulojnë drejtuesit e partisë komuniste të Shqipërisë dhe të fshijnë lëvizjen popullore për liri. Në këtë situate, komunistët përballen me detyrën e zbulimit të tradhëtarëve.

VETMI

Spartak Pecani (1990)

Metamorfoza e Endrit. Nga një person me shumë shokë, tani ai ka mbetur vetëm. Shokët e kanë braktisur. Ai shkatërroi dashurinë e Suzit, vajzës së tij. Por Endri më në fund po ndryshon.

VITET E PARA

Kristaq Dhamo (1965)

Filmi është bazuar në ngjarje reale marrë nga një roman i Fatmir Gjatës. Ngjarjet ndodhin gjatë tharjes së kënetës së Maliqit midis Stavri Larës, sekretar partie dhe Abdyl Sharrës dhe Zyrakës, të cilët kanë bërë sabotime. Stavri Lara i zbulon ata dhe do t’i demaskojë publikisht. Në ngjarjen reale dy njerëz nga stafi teknik janë ekzekutuar.

VITET E PRITJES

Esat Mysliu (1989)

Mesi i viteve ’20. Jano Kodri kthehet nga Amerika por e ka të pamundur të integrohet përsëri në jetë. Të gjithë e pyesin për emigrantë të tjerë që nuk kanë më lidhje me familjet, por Jano rri i heshtur dhe nuk është në gjëndje të komunikojë me të tjerët që e rrethojnë.

VJESHTË E NXEHTË E ‘41

Albert Xholi, Eduart Makria (1985)

Kinonovelë sipas tregimit të shkrimtarit Dh. Shuteriqi “Marathonomaku ynë” ku trajtohen ngjarje që lidhen me 8 nëntorin e vitit 1941, ditën e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare. Jep jetën dëshmori i parë komunist Koçi Bako.

VRASJE NË GJUETI

Kujtim Çashku (1987)

Tre shokë, Fredi, Aleko dhe Pertefi shkojnë për gjueti. Dikush qëllon gabimisht Pertefin dhe e vret. Megjithatë asnjë nuk është i sigurt kush është vrasësi i vërtetë. Aleko që e ka qëlluar vërtet Pertefin, pa dashje, nuk ka kurajë ta pranojë fajin. Ai përpiqet të përdorë dyshimet dhe ndenjat e fajit.

YLLKA

Ylli Pepo (2003)
Ngjarjet zhvillohen në vitet e tranzicionit në Shqipëri. Dy gra shqiptare emigrojnë në Zvicër dhe mundohen të qëndrojnë me çdo kusht atje. Vihen në kërkim të një burri për tu martuar dhe për të fituar leje qëndrimi. Më në fund, Yllka, që kishte edhe të bijën me vete, martohet me një muzikant. Ndërsa shoqja e saj kthehet në Shqipëri dhe martohet me një shqiptar.

YJE MBI DRIN

Ismail Zhabjaku (1978)

Pasi largohen specialistët e huaj, inxhinier Lulëzimi ngarkohet të punojë për ndërtimin e hidroçentralit të Fierzës. Lulëzimi përpiqet të gjejë zgjidhje teknike për të ndërtuar vepra të prodhimit të energjisë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan.

YJET E NETËVE TË GJATA

Viktor Gjika (1973)

Lufta antifashiste. Tafili, djali i nënë Pashakos, vritet nga fashistët. Pushtuesit, të ndihmuar nga spiunët, bëjnë bastisje në fshatin e Pashakos, dhe e thërrasin atë dhe djemtë e tjerë të saj, që të bëjnë identifikimin e ilegalit, por asnjë nga familja nuk tregon se Tafili është i tyre. Rezistenca e Pashakos vazhdon, megjithë raprezaljet që nuk kanë të mbaruar.

ZAMBAKËT E BARDHË, televiziv

Ilir Bega (1983)

Luljeta dhe Jetnori janë studentë dhe e duan njëri-tjetrin. Të dy mbrojnë diplomën me një temë shkencore që ka vlera praktike.

ZANI PARTIZANI, televiziv

Pali Kuke (1975)

Lufta e II Botërore. Zani 13 vjeçar pasi gjen një pushkë dhe kap dy robër Italianë, shkon ndrejt tek partizanët. Komandanti nuk e pranon të bëhet partizan se është i vogël. Në një betejë vritet i vëllai dhe Zani e zëvendëson atë duke dalë partizan.

ZEMRA E NËNËS

Besnik Bisha (1993)

Nje grua plakë jeton vetëm. Fëmijet e saj kishin ndërtuar jetët e tyre dhe vinin e vizitonin rrallë. Lidhjet me miqtë kishin vdekur. Ajo i kishte transformuar të gjithë të afërmit në kukulla, i kishte vendsour ato në divan rreth dhomës dhe bisedonte çdo ditë me ta. Por ajo nuk ishte e çmendur. Të vetmin shok kishte nipin e saj.

ZEMRAT QË NUK PLAKEN

Esat Ibro, Esat Mysliu (1977)

Xha Azemi ka dalë në pension pas 30 vjetësh punë si shofer kamioni. Por ai nuk mësohet dot me këtë qetësi. Shokë të tjerë aktivë e ndihmojnë të kalojë një prag tjetër të jetës.

ZËVENDËSI I GRAVE

Fehmi Hoshafi (1987)

Lisimaku vazhdimisht caktohet të zëvëndësojë gratë e ndërmarrjes gjatë lejes së tyre të lindjes. Rritja e Lisimakut në karakter arrihet përmes situatave të papritura ku komikja ndërthuret me dramatiken.

ZONJA NGA QYTETI

Piro Milkani (1976)

Vendimi i Ollgës për të jetuar me Melin, vajzën e saj që punon si ndihmësmjeke fshati, kthehet në situata plot peripeci. Pas një panairi të tërë letërkembimi për të gjetur një dhëndër qyteti, Ollga i prezanton Melit, Koçin, që hiqet si artist i vërtetë. Por Meli ka rënë në dashuri me Bujarin dhe nuk shkulet nga fshati.
Kjo liste eshte marre nga "Arkivi Qendror Shteteror i Filmit" (AQSHF) me vendndodhje ne Tirane.

Prefekti

Prefekti - Komedi Shqip(Qazim Mulleti)

I dashur armik

rolet:
Marko Bitraku .... Samiu
Helidon Fino .... Qasimu
Birce Hasko .... Hoakinu
Niko Kanxheri .... Prifti
Peter Lohmeyer .... Franzi
Nina Petri .... Gerta
Agim Qirjaqi .... Ethem
Rinaldo Rocco .... Giulio
Lefter Simoni .... Vasjani
Anila Varfi .... Ija
Margarita Xhepa .... Gjyshja
Ndriçim Xhepa .... Haruni
Luiza Xhuvani .... Vefi

Guerreros (Luftëtarët)

Film spanjoll me tematikë nga Lufta në Kosovë

Copyright © 2006 - 2022 - Filma Shqip - is proudly powered by Blogger
Ky blog eshte falas per te gjith, gjithashtu lejohet kopjimi i qdo materiali duke theksuar burimin.