Ne prag te jetes - 1985


 

Dy të rinj Ardi dhe Rina e pëlqejnë njëri – tjetrin. Ata janë në hapat e parë të jetës së tyre si të rritur. Filmi trajton probleme sociale rolin e shoqërisë në edukimin dhe përgatitjen e të rinjve. Regjia: Piro Milkani, Skenari: Vath Koreshi, Muzika: Limos Dizdari. Aktorët dhe rolet e tyre në këtë film janë: Ilir Sulejmani ... Ardi Ema Ndoja ... Rina Darling Mamaqi ... Landi Pranvera Veizi ... Blerta Pavlina Mani ... Ermiona Rikard Ljarja ... Andrea Muhamet Sheri ... Pano Manza, babai i Rinës Suela Konjari ... Lili Nikolin Xhoja ... shefi i zyrës së punës Kristaq Gjoka

Pranvera serdhi vetem - 1988


 

Regjia: Piro Milkani Skenari: Anisa Markarian,Remzi Lani Muzika: Ardit Gjebrea Irena një fizikante e re bashkë me dy koleg të saj ndërmerr një studim të rëndësishëm larg nga shtëpia. Ajo shkon për një kontroll shëndetësor në spitalin e qytetit dhe mëson se vuan nga leuçemia. Pasi e merr veten nga depresioni shpirtëror ajo fillon të pajtohet me realitetin duke çmuar çdo sekondë të jetës së saj dhe dashurisë së saj të cilën përpiqet ta shmangë. Anisa Markarian ........ Irena Kristaq Skrami ........ Iliri Margarita Xhepa ........ mamaja e Irenës Thimi Filipi ........ Babai i Irenës Adrian Cerga ........ Astriti, doktori Serafin Fanko ........ profesor Alimi Mevlan Shanaj ........ doktori Ema Ndoja ........ Lina Valentina Kita ........Shoqja e dhomes

Fushe e blerte, fushe e kuqe - 1984


 

Filmi "Fushë e blertë fushë e kuqe" prodhim i vitit 1984. Regjia: Gëzim Erebara, Skenari: S. Këlliçi, G. Erebara, Muzika: Aleksandër Lalo. Lufta e Dytë Botërore… Rinia antifashiste tërhoqi masa të gjera të popullit në fushat e futbollit duke i kthyer ndeshjet sportive në manifestime kundër pushtuesve. Të tilla ishin edhe ndeshjet e futbollit midis skuadrës amatore “Shprefeja” dhe skuadrës fashiste. Lojtarët shqiptarë dhe fansat e tyre përleshen me fashistët dhe e kthejnë fushën e blertë në një fushë beteje. Xhevdet Ferri Enver Dauti Bep Shiroka Ferdinand Radi Minella Borova Alfred Bualoti Andon Qesari Demir Hyskja Shpëtim Shmili Xhemil Tagani Pandi Siku Besnik Bisha Vasjan Lami Benon Lopari Antoneta Papapavli Rabie Hyka

Nje jete me shume


 Regjia: Gëzim Erëbara, Gavrosh Haxhihyseni,

Skenari: Luan Rama, Muzika: Thoma Simaku Gjatë një bombardimi Çaku humb prindërit dhe shpëtohet nga një partizan. Bashkë me një shok të tijin që imitonte Çaplinin dhe ëndërronte të bëhej artist një ditë Çaku kërkon partizanin që i shpëtoi jetën derisa e gjejnë. Ky takim dhe dashuria e kujdesi për femijët e luftës ndryshon jetën endacake të Çakut. Elert Ajazi........ Kristaq Skrami........ Enea Zhegu........ Shpëtim Shmili........ Alban Dashi........ Zhani Petro........ Ilia Shyti........ Anila Llaçi........ Eduart Çela........

Shi në plazh - Komedi


 

Shi në plazh - Komedi Skenari - Teodor Laço ne 1984. Regjisor - Gëzim Kame Muzika - Aleksander Lalo Robert Ndrenika, Vera Zheji, Elvira Diamanti, Birce Hasko, Viktor Zhusti, Agim Shuke, Mimika Luca Ermira Gjata Gjinovefa Rredhi

Kryekenga e Kombit


 

Kryekenga e Kombit

SHTIGJE LUFTE - PATHS OF WAR (eng subtitles)


 

Regjisor: Piro Milkani Skenari: Safet Kurti dhe Skënder Plasari Muzika: Kujtim Laro Ngjarja zhvillohet në Luftën e Dytë Botërore. Kanani një luftëtar i famshëm në të gjithë krahinën e Pezës dhe Shabani një fshatar i vuajtur përballojnë të gjithë djegiet dhe shkatërrimet e fshatit dhe me heroizmin e tyre ngrenë popullin në një hakmarrje të madhe. Në pah vihet lufta heroike e popullit të Pezës për liri. Figura e karaktere të veçanta e bëjnë këtë film të lehtë e të mprehtë. Timo Flloko... Kanani Robert Ndrenika... Shabani Ndrek Luca... Oficer ballist Perika Gjezi... Komisari Minella Borova... Studenti Albert Verria... Jani Ferra Rikard Ljarja... Rrema Sander Prosi... Gjenerali Guljelm Radoja... Fotografi Niko Kanxheri... I deleguari i qarkorit Pandi Raidhi... Babai i Shabanit Birçe Hasko... Partizan Dulla Elida Cangonji... Mësuesja Florinda Manushi... E fejuara e Kananit Liza Laska... Nëna e Rremës Teodor Rupi...Koloneli Zef Bushati... Kapiteni italian Ferdinand Radi...Italiani Mihal Stefa Dario Llukaçi...Recepsionisti Muharrem Shtylla Enver Dauti...Një fshatar

PYLLI I LIRISE - 1976


Regjisor : Gëzim Erebara Skenari : Kico Blushi Muzika: Feim Ibrahimi. Vlash Zaka një fshatar i varfër dhe jetim, ushqehet duke kapur kuaj në pyll. I vellai që është tashmë partizan, ka vrarë një spiun të italianëve kështu që edhe Vlashi është në survejim. Jeta e tij është në rrezik nga tregtari i fshatit Lami, dhe nga kryetari i komunës, ballisti Ibrahim Beu për shkak të një kali. Por ai gjen mbështetje tek bashkëfshatarët e tij derisa del partizan së bashku me Lenën. Filmi është luajtur në Divijakë të Lushnjes. Alfred Bualoti - Vlashi. Reshat Arbana - Xha Kovi. Margarita Xhepa - Nëna e Vlashit. Ndrek Luca - Lam Shllapi. Dhimitra Plasari - Lena. Minella Borova - Llazi Terbufi. Demir Hyskja - Ibrahim Beu. Lufti Hoxha - Nauni, babai i Lenës. Lazër Filipi - Urata. Andon Qesari - Ballisti.
 

NE FILLIM TE VERES - 1975


 Regjia: Gëzim Erebara

Skenari: Peçi Dado Muzika: Kujtim Laro Viti ‘42. Në një qytet bregdetar bëhen planet dhe penetrimet e ilegalëve për të hedhur në erë një depo ushtarake me municione. Fshatari Jaho Labi që hyn në punë si hamall dhe vajza e Riza Korrës Vera, të cilën i ati kërkon ta mbajë të mbyllur lidhën me njerëzit e lëvizjes komuniste ndërsa toger Gurabardhi që ka punuar pranë Italianëve e ndihmon të gjithë grupin të arrijë qëllimin. Sander Prosi - Xha Jaho Astrit Cerma - Shpetimi Elida Cangonji - Vera Ndrek Prela - Rizai, babai i Verës Albert Verria - Kaporal Pelegrini Guljelm Radoja - Toger Aleko Gurabardhi Demir Hyskja - Shoku Mali Agim Shuke - Sandri Ndrek Luca - Gjeneral Piçioni Sheri Mita - Major Bertini Niko Kanxheri - Ushtar Moreti Minella Borova - Fumagali Tinka Kurti - Mamaja e Veres Andon Qesari - Shefi i Policisë Sekrete Fashiste Petrika Riza - Rrapi Lazër Filipi - Shaqo Bregu Besa Imami - Nënë Tana Rikard Ljarja Mirjana Deti Bujar Lako Sotiraq Bratko Besim Kurti Merkur Bozgo

SORROW OF MADAME SHNAJDER - 2008 (english subtitles)


 Directed by: Piro Milkani & Eno Milkani

Writers: Piro Milkani (story), Radek Sofr (story) Produced by Piro Milkani - Jana Tomsova - co-produce

AMSTERDAM EXPRESS (Film Shqip)


 

Dramë, 2014. Director Fatmir Koçi; Starring Blerim Destani, Flonja Kodheli, James Biberaj, Olta Gixhari. Një i ri shqiptar emigron në Amsterdam për të siguruar paratë që i duhen pë të ndërtuar shtëpinë e tij në Shqipëri, ku ka lënë dhe të dashurën. Në kryeqytetin holandez përfshihet në aktivitete kriminale dhe në një tjetër raport intim, duke përfunduar kështu i përfshirë në një vorbull kriminale.

SHPIA E AGËS Film shqip


 

Komedi, dramë, 2016. Director Lendita Zeqiraj; Starring Arti Lokaj, Rozafa Celaj, Adriana Matoshi. Kosova e pasluftës. Aga, një djalë 9-vjeçar, po bën çmos që të gjejë babanë e tij të zhdukur. Ai jeton me pesë gra...

Copyright © 2006 - 2022 - Filma Shqip - is proudly powered by Blogger
Ky blog eshte falas per te gjith, gjithashtu lejohet kopjimi i qdo materiali duke theksuar burimin.