MËSONJËTORJA

Muharrem Fejzo (1979)

Dafina, nje grua e re e shkolluar kthehet në qytet për të hapur shkollën e parë për vajzat. Ajo ndeshet me pengesat dhe intrigat e thurura nga kreu i Sanxhakut, i cili kërkon rrugë të ndryshme për ta nxjerrë Dafinën nga qyteti. Për të ndaluar përpjekjet e saj për ngritjen e shkollës, kleri përpiqet të helmojë dhe çkishërojë Dafinën. Shkollën e djegin. Xhaxhai i saj, Stefan Bardhi, luftëtari Kajo dhe çifti që e strehon Dafinën, e ndihmojnë atë.

MILITANTI

Piro Milkani (1984)

Film portret mbi jetën e militantit Vasil Shanto. Ngjarjet vendosen në qytetin e Shkodrës ku heroi i filmit, Visar Shundi, vjen për të ngjallur punën e komitetit rajonal të partisë. Visari jepet si një njeri me cilësi fisnike dhe njeri aksionesh.

MIMOZA LLASTICA

Xhanfize Keko (1973)

Në qendër të filmit është Mimoza, një vajzë e vogël kryeneçe dhe e perkëdhelur që jeton në mes të një kujdesi të tepruar. Mimoza ka gjyshen e vet në dispozicion dhe i dëbon vazhdimisht nga shtëpia shoqet dhe shokët e saj, u prish atyre të gjithë lodrat deri sa mbetet e vetme dhe e penduar vetëm me kukullën.

MISIONI PËRTEJ DETIT

Lisenko Malaj (1988)

1944. Fundi i luftës së II Botërore. Katër partizanë zbarkojnë në një ishull Grek përtej detit. Ata kanë dënuar dike, emri fals i të cilit mban mbi supe krime të rënda. Filmi fokusohet në vështirësitë me të cilat përballen partizanët në këtë mision. Bile në disa pika duket se misioni do të dështojë.

MONDI DHE DIANA

Besim Kurti (1985)

Mondi, një nxënës shkolle, është i mirë në mësime por shumë impulsiv në karakter. Mësuesja e tij e re dhe pa eksperiencë nuk mund të shohë Mondin e vërtetë dhe në një fare mënyre e kundërshton atë. Ndërsa i ati ndjek nga afër tendencat pozitive të të birit dhe e ndihmon të formojë personalitetin e tij.

MONTATORJA

Muharrem Fejzo (1970)

Hëna, një punëtore e re në ndërtimin e një projekti të madh industrial, dëshiron të bëhet montatore. Pas pak kohe dëshira e saj plotësohet. Duke punuar në kantjerin e ndërtimit, Hëna dashurohet me Agimin. Ata do të vazhdojnë të punojnë bashkë në projekte të reja për ndërtimin e vendit.

MONUMENTI

Dhimitër Anagnosti (1977)

Një lulishtar plak, Xha Llambi, kujdeset në mes të luftës për lulet. Nazistët i kërkojnë atij disa kurora lulesh për të vrarët e tyre. Lulishtari e përgatit kurorën e madhe por e vendos brenda lulishtes ku është vrarë një partizan i ri. Kur vijnë gjermanët për të marrë kurorat, nis një betejë tjetër ku merr pjesë edhe lulishtari.

MURI I GJALLË

Muharrem Fejzo (1989)

Filmi bazohet dhe e zhvillon subjektin e një legjende të njohur të sakrificës në kështjellën e Rozafës, si një interpretim i lirë i asaj që njerëzit kanë ruajtur në shekuj. Tre vëllezër të martuar vendosin të sakrifikojnë në kështjellë gruan që do tu shpjerë drekën, në mënyrë që muri të mos rrëzohet përsëri në tokë.

MYSAFIRI

Hysen Hakani (1979)

“Mysafiri” është një agjent i sigurimit të shtetit i cili infiltrohet në agjenturat e zbilimit të huaj që operojnë në Shqipëri. Duke pasur në dorë disa të dhëna kompromentuese, të marra nga Agathia, agjentët e huaj kërcënojnë ing. Fation Papa dhe përpiqen ta detyrojnë të zbulojë informacione në lidhje me minerale të rralla në Shqipëri.

NATA

Esat Mysliu (1996)

Apokalipsi kishte ndodhur, por njerzit s’kishin ndryshuar. O Zot! Njerëzit nuk pyesin më për Apokalipsin. Ata sërish do të dehen, do të rrihen e do të vriten, do të vjedhin dhe do të kurvërojnë. Fara njerëzore është prishur. Po përderisa ekziston fëmija, parajsa tokësore nuk është vetëm shpresë.

NATA E PARË E LIRISË

Esat Mysliu (1984)

Vjeshtë 1944… Ngjarjet zhvillohen në Beratin e sapoçliruar. Një grup partizanësh ngarkohen me detyrën e normalizimit të jetës në qytet gjatë natës së parë të çlirimit

NDËRGJEGJJA

Hysen Hakani (1972)

Fitimi punon si mekanik në një oficinë. Nga pakujdesia, ai le pa rregulluar frenat e një kamioni, dhe i shkakton një aksident Petros, shoferit të kamionit. Petro do të ndëshkohet për pakujdesi. Fitimin fillon ta brejë ndërgjegja por e ka të vështirë të pranojë fajin. E fejuara e tij i jep kurajë për të treguar të vërtetën.

NE VINIM NGA LUFTA

Spartak Pecani (1979)

Borgjezët po bien, atyre u është vënë të pagujnë detyrimisht taksën e luftës. Prona private u shtetëzua gjerësisht. Gjatë këtyre ngjarjeve të pasluftës zbulohet puna e fshehtë e një specialisti llogaritar, Abdyli, i cili ndihmon borgjezët e shpronësuar dhe bashkëpunëtorët e fashizmit. Ai thirret për të dhënë llogari.

NË ÇDO STINË

Viktor Gjika (1980)

Zana dhe Bardhyli janë dy studentë që dashurohen. Përmes amplitudave shpirtërore të dashurisë së tyre, filmi zbulon ëndrrat, dëshirat dhe preferencat e tyre. Me karakteret që kanë pak a shumë të njëjtën moshë por edhe ndryshime midis njëri tjetrit, filmi jep portretin e studentit të ri.

NË DITËT E PUSHIMEVE

Besim Kurti, Drita Koçi (1982)

Një grup fëmijësh kalojnë pushimet në bregun e Adriatikut. Midis tyre është Detini, një djalë i ndrydhur dhe fjalëpak, shokët e vënë në lojë dhe ai mendon të largohet. Por shoku i tij më i afërt, Gjini, e ndihmon të rimarrë veten dhe të futet në shoqëri.

NË EMËR TË LIRISË

Fehmi Oshafi (1987)

Lufta e II Botërore në një fshat. Në luftimet me nazistët plagoset një partizan grek por partizanët shqiptarë e ndihmojnë dhe e strehojnë në shtëpinë e një fshatareje. Jeta e partizanit grek dhe mesazhi që ai ka për detyrë të çojë në vendin e duhur, janë në rrezik sepse komanda Gjermane vendoset në shtëpinë ku ai është strehuar.

NË FILLIM TË VERËS

Gëzim Erebara (1975)

Viti ‘42. Në një qytet bregdetar, bëhen planet dhe penetrimet e illegalëve për të hedhur në erë një depo ushtarake me municione. Fshatari Jaho Labi, që hyn në punë si hamall dhe vajza e Riza Korrës, Vera, të cilën i ati kërkon ta mbajë të mbyllur, lidhën me njerëzit e lëvizjes komuniste, ndërsa toger Gurabardhi që ka punuar pranë Italianëve e ndihmon të gjithë grupin të arrijë qëllimin.

NEKROLOGJI

Fatmir Koçi (1993)

Një kështjellë mesjetare. Një artist ka ndërtuar një monument të madh të një kali pa bark. Mbreti vdes papritur. E shoqja mundohet ta mbajë sekret vdekjen e tij derisa trupi i pajetë kthehet në një skelet mbi fron. Populli ende brohoret për mbretin dhe mbretëresha ha çdo ditë për dy: për vete dhe për mbretin e vdekur.

NË KUFI TË DY LEGJENDAVE

Piro Milkani (1981)

Ngjarjet zhvillohen në kënetën e Nusekanës për të cilën flitet edhe në një legjendë. Në këtë kantier vijnë për të kryer praktikën mësimore dy studente të vitit të parë të agronomies, Eda me Borën. Pasioni për profesionin i mobilizon vajzat të ambientohen me jetën. Midis Borës dhe Fanit, agronom i ri, lindin shkëndijat e dashurisë.

NËNTORI I DYTË

Viktor Gjika (1982)

Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar – shpalljen e pavarësisë së kombit Shqiptar. Personalitetet më të famshëm të kombit, të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali, pas shumë pengesash arrijnë të ngrenë flamurin shqiptar dhe të shpallin kështu Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912.

NË PRAG TË JETËS

Piro Milkani (1985)

Dy të rinj, Ardi dhe Rina, e pëlqejnë njëri – tjetrin. Ata janë në hapat e parë të jetës së tyre si të rritur. Filmi trajton probleme sociale, rolin e shoqërisë në edukimin dhe përgatitjen e të rinjve.

NË PRAG TË LIRISË

Ibrahim Muço, Kristaq Mitro (1981)

Të mbështetur nga nazistët gjermanë, tradhëtarët e kombit formojnë qeverinë kuislinge. Qemal Orbanaj, një i ri, demaskon manovrat e pseudodemokratëve si dhe të Emirës të cilën e ka dashur dikur. Me krijimin e Qeverisë së Përkohëshme, tradhëtarët humbasin shpresat dhe arratisen. Ndërkohë fillon lufta për çlirimin e Tiranës.

NË PYJET ME BORË KA JETË

Rikard Ljarja (1978)

Luka transferohet në një qytezë veriore. Në udhëtimin e parë së bashku me të shoqen, rruga është bllokuar nga bora e madhe. Luka i trembet jetës së kësaj qyteze, por gjen një mjedis shoqëror shumë të shëndetshëm, ku gruaja e tij ndjehet shumë mirë.

NË SHTËPINË TONË

Dhimitër Anagnosti (1979)

Miri është një djalë i cili ndjek motrën e tij Ana. Ai zbulon që ajo ka lidhje me një djalë të ri. Miri ikën nga shtëpia dhe babai i tij i shqetësuar shkon për ta kërkuar. Kur kthehet në shtëpi, Miri ia tregon babait sekretin e dashurisë së motrës së tij duke shkaktuar një dramë tek autoriteti prindëror, por dashuria e Anës fiton mbi të.

NGADHNJIM MBI VDEKJEN

Gëzim Erebara, Piro Milkani (1967)

Lufta e Dytë Botërore. Shqipëria është nën pushtimin nazist. Gjermanët arrijnë të kapin dy vajza të reja dhe i torturojnë ato për të zbuluar lidhjet me lëvizjen komuniste. Në fund ata i ekzekutojnë duke i varur në litar në mes të qytetit për të trembur dhe terrorizuar popullin. Filmi është i bazuar në ngjarjen reale të dy heroinave Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima.

NGA MESI I ERRËSIRËS

Kristaq Dhamo (1978)

Petriti hyn si pastrues në Ministrinë e Brendëshme. Djaloshi i ri zbulon shumë të fshehta të këtyre korridoreve dhe të bashkëpunëtorëve të fashizmit. Ai kërkon të largohet, por njihet me Gjergjin, një ilegal që i kërkon të vazhdojë të punojë me durim. Plot ankth dhe kurajo ai indihmon ilegalët për të rrëmbyer një arkiv të rëndësishëm.

NGJYRAT E MOSHËS

Piro Milkani (1990)

Ndërsa maturantët po bëjnë mbrëmjen e maturës në turizmin e Tiranës, në katin e dytë takohen maturantët e shkollës pas njëzet vjetëve. Regjisori trajton problemet dhe shqetësimet e dy festive të ngjashme por me breza të ndryshëm duke u përpjekur kështu të portretizojë momente nga jeta në vitet ’90 në fund të sistemit komunist.

NUSJA

Gëzim Erebara (1980)

Shqipëria e Veriut në 1911. Sadik Aliaj marton të birin Baliun me Bardhën e cila në të vërtetë dashuron Sokol Demën të cilit i ka premtuar martesë por që turqit e kanë futur në burg. Natën e Martesës, Bardha i tregon Baliu sekretin e saj. Ky rrëfim i prerë dhe i pazakontë e ve Baliun në dilemë: ose ta vrasë nusen, siç e do kanuni, ose ta dorëzojë te prindërit e Sokol Demës.

NUSJA DHE SHTETRRETHIMI

Ibrahim Muço, Kristaq Mitro (1978)

Shpresa shkon në një shtëpi bashkëpunëtorësh të fashizmit për të shitur qëndizma, dhe kryen një atentat të rëndësishem. Pas kësaj i duhet të dalë në ilegalitet e veshur si nuse. Për këtë ajo ndihmohet nga shokët me të cilët ka bashkëpunuar për atentatin. Kështu Shpresa shpëton nga shtetrrethimi.

NXËNËSIT E KLASËS SIME

Saimir Kumbaro (1984)

Mësuese Nora transferohet në gjimnasin e një qyteti bregdetar. Edi, një nxënës, kërkon notë të lartë dhe të pamerituar në matematikë dhe e bën këtë hapur. Edi është djali i një funksionari të komitetit ekzekutiv. Mësuesja shqetësohet, nuk bie në kompromis me nxënësin dhe as me prindërit e tij.

NJË BABA TEPËR, televiziv

Arjan Çuliqi (2000)

Nëpërmjet humorit dhe satrirës filmi trajton egoizmin e fëmijëve për një jetë më të mirë duke mohuar edhe prindërit.

NJË DITË E MREKULLUESHME

Ibrahim Muça (2003)

Një studente shqiptare studion për kanto në Romë. Në shtetin fqinj ajo gjendet para vështirësive të shumta. Duke dashur të mbrohet nga dy përdhunues vajza vret padashje njërin prej tyre. Pëson një tronditje mendore dhe e fusin në çmendinë. I dashuri i saj shqiptar arrin ta nxjerrë nga humnera ku po fundosej dhe e kthen në jetë.

NJË DITË NGA NJË JETË

Gjergj Xhuvani (1993)

Ëndrra e një njeriu mosha e vjetër e të cilit ka bërë që ai të tërhiqet nga jeta intensive që jetonte. Ai ndjen se shoqëria nuk e vlerëson më për atë që është dhe gradualisht fillon të jetojë me kujtime deri sa me dëshirën e tij ai i largohet këtij realiteti.

NJË DJALË DHE VAJZË

Ibrahim Muça, Kristaq Mitro (1990)

Anila dhe Artani janë në prag të provimit të maturës. Ata jetojnë në të njëjtin pallat dhe kanë hyrë në moshën e ëndërrave të mëdha. Është koha që ata të ndeshen me probleme në jetët e tyre. Ky film trajton shumë aspekte të kësaj moshe delikate.

NJË EMËR MIDIS NJERËZVE

Muharrem Fejzo (1983)

Film portret mbi figurën më të njohur të lëvizjes anti – feudale të viteve ’20, patriotit Avni Rustemi. Aktiviteti politik intensiv i Avni Rustemit, jepet i lidhur ngushtë me atmosferën e tendosur të atyre viteve, përpjekjet e forcave progresiste të kombit që çuan në Revolucionin Borgjez të 1924.

NJË JETË MË SHUMË

Gëzim Erebara, Gavrosh Haxhihyseni (1986)

Gjatë një bombardimi, Çaku humb prindërit dhe shpëtohet nga një partizan. Bashkë me një shok të tijin, që imitonte Çaplinin dhe ëndërronte të bëhej artist një ditë, Çaku kërkon partizanin që i shpëtoi jetën derisa e gjejnë. Ky takim dhe dashuria e kujdesi për femijët e luftës, ndryshon jetën endacake të Çakut.

NJË NATË NËNTORI, televiziv

Vladimir Kasa (1979)

Ngjarjet zhvillohen në shtëpinë e një tregëtari ku gjatë luftës është strehuar një partizan. Këtu është fshehur edhe një kriminel. Karrocieri Kabo, që punon tek tregëtari zbulon këtë të fshehtë.

NJERIU I MIRË

Ibrahim Muço, Kristaq Mitro (1982)

Në film veprojnë tre njerëz, Kiço, Telo dhe Vera, e motra e Kiços dhe e dashura e Telos. Telo dhe Vera para se të finalizojnë dashurinë e tyre, kalojnë nëpër intrigat e thurura nga Kiço, i cili duke qënë egoist dhe karrierist nuk mund të pranojë martesën e së motrës me Telon, një punëtor i ndershëm që transferohet të punojë në në fshat të thellë.

NJERIU ME TOP

Viktor Gjika (1977)

Ekranizim i romanit me të njëjtin titull të Dritëro Agollit. Mato Gruda, jeton në hasmëri me familjen e plakut Mere Fizi. Mato ka fshehur një top të cilin ëndërron ta përdorë kundër Mere Fizit dhe ka marrë në shtëpi si rob edhe një Italian që e thërret Agush dhe që i mëson përdorimin e topit. Kështu zbulohet e fshehta e një fshatari që lidhet me zor me luftën.

NJERËZ NË RRYMË

Besnik Bisha, Grigor Stavri (1989)

Arsen Morina po kalon momente dramatike. Ai mezi reagon ndaj dilemës se çdo të ndodhë me familjen dhe gruan e tij Ana, që janë në rrezik. Arseni nuk ka ndërmend të vegjetojë por të jetë aktiv në jetë duke kaluar tragjedi të vogla e të mëdha.

NJË GJENERAL KAPET ROB

Spartak Pecani (1980)

Një fshat i bukur bregdetar… Çeta vullnetare e fshatit gjatë stërvitjes ushtarake ndez fantazinë e fëmijëve. Duke imituar të rriturit dhe duke imagjinuar veten në një kohë lufte, ata ndahen në dy grupe dhe nisin një lojë mjaft tërheqëse. Spikat trimëria e “gjeneral” Batos dhe e Gonit.

NJË NATË PA DRITË

Gëzim Erebara (1981)

Një penë e re shfaqet në qarqet letrare të Shkodrës në vitet ’30 – ajo e poetit revolucionar Millosh Gjergj Nikolla, i njohur si Migjeni. Realiteti i errët e revolton poetin thellësisht. Ai e shpreh revoltën e tij me vargje si një denoncim i fuqishëm plot urrejtje kundër pushtetit në fuqi.

NJË NDODHI NË PORT

Hysen Hakani (1980)

Fallsifikohen të dhënat laboratorike të kontrollit të mallit në dëm të cilësisë. Kjo bën që të prishet kontrata me një firmë të huaj. Për këtë dyshohet një specialist që merret me kontratat. Me këto akte sabotatorët synojnë të humbasin gjurmët dhe të krijonë pasiguri. Kjo gjë shakton trazira në marrëdhëniet dashurore të Lindës me Artanin djalin e specalistit të portit.

NJË NGJARJE NË LIQEN

Jani Tane (1982)

Në një fshat kufitar fëmijët kanë gjetur një varkë të hedhur buzë liqenit. Fëmijët rregullojnë varkën duke menduar se është e kooperativës dhe e çojnë tek vendi ku e gjetën. Ky veprim i tyre zbulon një armik.

NJËSITI GUERIL

Hysen Hakani (1969)

Lufta e Dytë Botërore… Agjensia Italiane e spiunazhit (SIM), nëpërmjet Ludovikut mundohet të futet në rradhët e njësiteve guerile të qytetit. Ata synojnë të zbulojnë dhe asgjësojnë krerët dhe të gjithë rezistencën. Agjenti Ludovik zbulohet dhe kështu dështon i gjithë operacioni fashist “Gjarpëri i zi”.

NJË SHOQE NGA FSHATI

Piro Milkani (1980)

Kinokomedi që pason “Zonjën nga qyteti”. Ollga përgatitet të shkojë në konferencën e gruas aktiviste ku do të flasë për eksperiencën e saj në lidhje me luftën kundër koncepteve konservative. Gjatë një atmosfere të ngrohtë, Ollga i këndon ninullën e parë nipit të saj të porsalindur: “Na ishte njëherë një Ollgë që mbahej si zonjë.. Kohët kaluan dhe zonja u bë një nga ne, një shoqe nga fshati”.

NJË TELEGRAM, NJË KËNGË, televiziv

Mevlan Shanaj (1982)

Një kompozitor i ri, kompozon një këngë për grupin karkateristik “Lira” të Korçës. Ai bëhet dhëndër i grupit karakterist duke u dashurar me Lidën, vajzën e njërit prej këngëtarëve të grupit.

NJË UDHËTIM I VËSHTIRË

Petrit Llanaj, Xhezair Dafa (1977)

Miti, një punëtor i vjetër dhe Sokoli, një shofer i ri, bëjnë gjithë përpjeket për të transportuar në rrugë të vështira që nga porti i Durrësit deri në një uzinë të rëndësishme një kullë të lartë metalike, që nuk e merr dot asnjë tjetër përsipër.

NJË VIT I GJATË

Esat Ibro (1987)

Donika Sara është drejtoreshë e një ndërmarrjeje të rëndësishme. Papritur bashkëshorti i saj aksidentohet. Tani ajo duhet të zgjedhë midis jetës së saj shoqërore dhe detyrës si grua.

NJË VONESË E VOGËL

Xhanfize Keko (1982)

Heronjtë e filmit janë një grup fëmijësh, Besiana, Dorina, Ermali, Kliti, të cilët në 7 Mars, fesën e mësuesit, nisen për në shtëpinë e mësueses së tyre. Filmi është plot me situata të këndshme gjatë rrugës për në shtëpinë e mësueses.

Copyright © 2006 - 2022 - Filma Shqip - is proudly powered by Blogger
Ky blog eshte falas per te gjith, gjithashtu lejohet kopjimi i qdo materiali duke theksuar burimin.