ODISEA E TIFOZAVE

Xhezair Dafa (1972)

Filmi është një komedi, në të cilën një grup tifozash të sëmurë shkaktojnë shumë probleme dhe mosmarrëveshje midis tyre dhe qytetit.

OPERACIONI "ZJARRI"

Muharrem Fejzo (1973)

Një punonjës i sigurimit, Kreshnik Martini, ka hyrë në rradhët e një bande agjenturiale e hedhur në veprim në Shqipëri dhe mbledh informacione në të gjithë aksionet e saj. Ky film bazohet në një ndodhi të vërtetë të kundërzbulimit shqiptar, i cili në vitin ‘53 ka arritur të zbulojë një rrjet që synonte rrëzimin e pushtetit.

OREKSI I MADH, televiziv

Koço Devole (1995)

Në një bar me të dehur, hyn një burrë i huaj me një çantë plot me para. Ai bëhet shkaku i prishjes së qetësisë dhe harmonisë në bar.

OSHËTIMË NË BREGDET

Hysen Hakani (1966)

Lufta e Dytë Botërore. Patrioti Jonuz Bruga ka konflikte me djalin e tij më të ri, Selimin, i cili bën një jetë të shthurur dhe tradhëton atdheun e tij duke mos u pajtuar me luftën Antifashiste. Ndërkohë vëllezërit e tij, Dini, Petriti dhe Vehipi luftojnë duke drejtuar grupet guerile të qytetit.

PAK FRESKËT SONTE, televiziv

Arian Çuliqi (1995)

Telekomedi. Një çift të papunësh me shumë femijë e lëshojnë shtëpinë e tyre me qera për të jetuar dhe përfundojnë në taracën e pallatit.

PARTIZANI I VOGËL VELO

Xhanfize Keko (1980)

I vogli Velo mezi pret të rritet dhe të bëhet partizan i vërtetë. Kjo dëshirë e tij forcohet edhe më shumë pas vrasjes së të atit nga armiqtë dhe ai insiston që ta zëvëndësojë atë me çdo kusht. Disa herë ai nuk pranohet në rradhet e partizanëve për shkak të moshës së tij të vogël dhe të “pushkës që është më e gjatë se ai”. Por Velo nuk jepet. Më në fund ai arrin të pranohet në rradhët e partizanëve.

PARRULLAT

Gjergj Xhuvani (2001)

Ngjarjet zhvillohen në vitet e diktaurës komuniste, në një shkollë fshati. Të gjithë ishin të detyruar tu bindeshin urdhërave që vinin nga lart. Mësues Andrea ka një lidhje dashurore me mësuese Dianën. Nxënësit dhe mësuesit ishin të detyruar të shkruanin me gurë parrulla nëpër kodra duke i thurur lavde regjimit në fuqi. Andrean, që kundërshton urdhërat, e transferojnë dhe më pas e arrestojnë

PAS FASADËS

Drita Koçi ( 1992)

Ëndra e shqiptarëve të izoluar për të udhëtuar jashtë për specializime, vë përballë njeri tjetrit dy shokë pune.

PAS GJURMËVE

Xhanfize Keko (1978)

Periudha e pas luftës. Fëmijët vërejnë një banor të ri, xha Lipen, në lagjen ku jetojnë. Sapo ai vendoset në këtë lagje, një tjetër person endet andej duke shitur plaçka të vjetra. Gjatë pushtimit, plaçkaxhiu ka asistuar në arrestimin e xhaxhait të Luanit. Luani dhe fëmijët e tjerë zbulojnë se të dy burrat po përpiqen të hedhin në erë centralin elektrik të qytetit. Fëmijët lajmërojnë organet e sigurimit të shtetit.

PAS TAKIMIT TË FUNDIT

Fehmi Hoshafi (1989)

Bie alarmi në një repart ushtarak. Sjellja e ushtarit është ekzemplare por komandant Fatosi është vonë tashmë. Ai mund të përballet me gjygjin ushtarak për shkak të intrigave të leintnant Raufit. Kjo histori teston lidhjen e tij me të fejuarën.

PAS VDEKJES

Kujtim Çashku (1980)

Ekranizim i një nga thesaret e letërsisë shqipe “Klubi i Selanikut” të Çajupit. Viti 1908. Disa pseudo patriotë shqiptarë formojnë një klub me pretendimin se punojnë për të mirën e Shqipërisë. Secili nga ta ka një ëndërr: të jetë i famshëm dhe i pavdekshëm. Kjo dëshirë sfilitëse për famë dhe pavdekësi është vënë në shënjestër nëpërmjet sarkazmës, veçanërisht me lojën e Zenelit, shërbyesit të Skëenderbeut.

PËRBALLIMI

Viktor Gjika (1976)

Ekranizim i romanit të Teodor Laços. Pas përfundimit të luftës, njerëzit e rinj që kanë marrë pushtetin fillojnë të përballohen me urinë. Sekretari i partisë së qytetit, Martin Kreka, niset nëpër fshatra dhe udhëheq fushatën për grumbullimin e drithit, që shitet në tregun e zi. Ai ndihmohet nga drejtori i grumbullimit, i cili ka bluar për bukë edhe drithin e farës.

PËRSE BIE KJO DAULLE

Piro Milkani (1969)

Bazuar në romanin “Dasma” të Ismail Kadaresë. Katrina dhe Xhaviti, dy të rinj vullnetarë, bien në dashuri gjatë ndërtimit të një hekurudhe dhe vendosin të martohen. Por babai i Katrinës, një malësor që e ka fejuar vajzën pa pëlqimin e saj, nuk mund ta pranojë këtë martesë. Ai shkon në ceremoninë e dasmës për të vrarë të bijën. Por ç’ndodh…?

PËRSËRI PRANVERË

Petrit Llanaj (1987)

Dino Bregu, njëherë kryetar i një ferme shtetërore, mëson se Iliri, zëvendësuesi i tij ka marrëdhënie me vajzën e tij të vetme. Atij i duhet të bjerë dakort me këtë situatë dhe me qëndrimin e njerëzve kundrejt tij.

PËRTEJ MUREVE TË GURTA

Gëzim Erebara (1979)

Pasi mbush 12 vjeç, Asimeja e re detyrohet të rrijë e mbyllur në shtëpi. Familja e fejon me një të ri të cilin nuk e kishte njohur kurrë më parë. Gjatë luftës, një partizane e plagosur, rri në shtëpinë e Asimesë. Asimeja vendos të dalë partizane.

PËRRALLË NGA E KALUARA

Dhimitër Anagnosti (1987)

Variacion i komedisë “14 vjeç dhëndërr “ të A. Z. Çajupit. Në këtë komedi, autori tregon historinë e martesës së Gjinos 14 vjeçar me Marigonë 20 vjeçare. Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë dhe më në fund fiton.

PËRDHUNUESIT

Spartak Pecani (1994)
Asnjeri nuk e dinte kush ishte babai i fëmijës së saj. Ajo është duke ecur me një mik të vjetër në qytet dhe ata e grabisin dhe e përdhunojnë. Përdhunuesit ishin përreth një grupi motorçiklistësh qe u zhdukën më vonë. Përdhunimi shaktoi një efekt të thellë psikologjik në të. Shoku i saj zbuloi kush ishte përdhunuesi.

PESHA E KOHËS

Rikard Ljarja (1988)

Ngjarjet e filmit zhvillohen në një fshat në vitet ’80 në prag të pensionit të kryetarit. Vasili ka shumë merita por deri diku shpirtërisht i “burokratizuar”. Kryetari do që zëvëndësi t’i ngjajë atij në karakter dhe në pikëpamje, por planet e tij dështojnë.

PLAGË TË VJETRA

Dhimitër Anagnosti (1969)

Gjini, një plak malësor shtrohet në spitalin e Tiranës për të hequr nga shpatulla një plumb që i ka mbetur si suvenir nga një gjakmarrje e vjetër. Por kur mëson se operacionin do ta kryejë dr. Vera, ai heziton nga mungesa e besimit në aftësitë e grave. Vera, në këtë kohë, po përjeton një dramë familjare për shkak të vendimit që mori i shoqi, Naimi, për të punuar në minierën e Kurbneshit.

PLAKU DHE HASMI

Hysen Hakani (1981)

Lufta e Dytë Botërore. Fashistët Italianë kishin internuar në jug të Shqipërisë një numër të madh njerëzish që kishin bërë rezistencë në 7 Prill 1939 kuar ata zbarkuan në Shqipëri. Midis tyre është një plak që e thërrisnin të gjithë “daja”. Në retrospektivë jepen aspekte nga lufta e asaj dite. Daja lufton përkrah me të rinjtë. Më vonë ai bashkohet me partizanët.

PLUMBA PERANDORIT

Mevlan Shanaj (1980)

I riu Vasil Laçi qëllon mbi perandorin Viktor Emanueli i II dhe dënohet me vdekje. Fashistët përdorin tortura dhe mjete çnjerëzore për ta ndërruar kombësinë e tij. Ai mbron me bindje aktin kundër mbretit perandor si një vullnet i popullit shqiptar.

PLUMBI PREJ PLASTELINE

Petrit Ruka, Artan Minarolli (1995)

Duke paraqitur komeciarlizmin ne art dhe ideologji bota është përfshirë çdo ditë në vetvrasje. Një fëmijë i ekspozuar ndaj agresivitetit në masmedia dhe shoqëri, ndryshon gradualisht nga një i pafajshëm në një vrasës. Filmi akuzon që jemi ne vrasësit e vërtetë, prindërit dhe shoqëria.

PORTA EVA

Albert Minga (2000)

"Porta Eva" ose tragjedia e trafikut te mishit te bardhe, permbledh ne 88 minutat e filmit, fatin e dy vajzave te reja, Lindes dhe Inxhit, te cilat, te joshura nga endrra mashtruese per lumturine, perfundojne ne fund te detit.

PRANVERA S’ERDHI VETËM

Piro Milkani (1988)

Irena, një fizikante e re, bashkë me tre shokë të saj ndërmerr një studim të rëndësishëm larg nga shtëpia. Ajo shkon për një kontroll shëndetësor në spitalin e qytetit dhe mëson se vuan nga leuçemia. Pasi e merr veten nga depresioni shpirtëror ajo fillon të pajtohet me realitetin duke çmuar çdo sekondë të jetës së saj dhe dashurisë së saj, të cilën përpiqet ta shmangë.

PRANVERË E HIDHUR

Muharrem Fejzo (1985)

Në qendër të filmit është një fotograf patriot, që sheh se si lëviz qyteti në prag të pushtimit duke fiksuar me aparatin e tij rezistencën heroike të popullit.

PRANVERË NE GJIROKASTËR

Muharrem Fejzo (1978)

Film muzikor. Dy të rinj që e kanë njohur njëri tjetrin gjatë një aksioni rinie, po martohen. Rrugës për në shtëpinë e nuses, dhëndëri dhe krushqit udhëtojnë nëpër qytete ku ndihen pëgatitjet për festivalin folklorin të Gjirokastrës. Pas ceremonisë së martesës, nusja merr pjesë në festival.

PRITA

Mit’hat Fagu (1968)

Lufta e Dytë Botërore. Një njësit i vogël partizan është ngarkuar me detyrë për të ndaluar një autokolonë gjermane të trupave speciale. Sulo, mitralieri i njësitit, duhet të bllokojë forcat gjermane të përparojnë. Partizanja Shaniko vritet duke luftuar për të shkatërruar kolonën. Sulo, për tu hakmarrë për vdekjen e vajzës, lufton për të asgjësuar autokolonën.

PRINDËR TË VEGJËL, televiziv

Jani Tane (1991)

Piktor Iliri i paraqet pikturat ashtu si i ndjen por ato konsiderohen liberale për kohën. Kjo e fyen shpirtërisht. Ai gjen ngushëllim në lidhjen jashtëmartesore me Zanën gjë që shkaton stres tek vajza e tij Entela.

PYLLI I LIRISË

Gëzim Erebara (1976)

Vitet e luftës. Vlash Zaka jeton duke kapur kuaj të egër. I vëllai partizan ka vrarë një spiun të Italianëve, kështu që edhe Vlashi është në survejim të plotë. Vlashi jeton nën syrin e spiunit Lami dhe të tregëtarit Ibrahim Beu që vjen të mbledhë kuajt e egër. Por ndihmohet nga xha Kovi, Thimi e Lena. Vlashi e Lena dalin partizanë.

Copyright © 2006 - 2022 - Filma Shqip - is proudly powered by Blogger
Ky blog eshte falas per te gjith, gjithashtu lejohet kopjimi i qdo materiali duke theksuar burimin.