Tuneli


 ‘Tuneli’ në Tiranë, një film që i flet politikës

Vahiti është një aktivist politik, i cili plagoset gjatë një demostrate, kur partia e tij ishte në opozitë, por që arrin të punësohet si shofer personal, kur udhëheqësi i partisë bëhet kryeministër. Dy miqtë e tij të vendlindjes, njëri anëtar i parlamentit dhe tjetri kryetar i komunës, e nxisin për të siguruar fonde për një projekt të ndërtimit të një tuneli në zonën e tyre. Ata kanë ndërtuar një plan me shumë kujdes, për tu pasuruar me këtë projekt, pa qenë Vahiti pjesë e këtij mashtrimi. Ky është subjekti i filmit më të ri shqiptar, të cilin regjisori Ilir Harxhi e pagëzoi me titullin “Tuneli”, që 7 vite më parë, kur vendosi që mbi tregimin e Pëllumb Kullës, të ndërtonte një skenar për filmin e tij të ri. Një film që i flet politikës sot… “Absolutisht që po, sepse ka gjithë ato fenomene në qendër, në fokus ky film. Kryefjala e tij është korrupsioni, kuptohet i veshur me art, e thënë me aq sa kam pasur mundësi unë, që së bashku me trupën artistike të sjell një vlerë të shtuar në kinema”, u shpreh regjisori Ilir Harxhi. Me lojën e aktorëve Robert Ndrenika, Enver Petrovski, Arben Derhemi e shumë të tjerëve të njohur, ngjarjet rrjedhin natyrshëm për 80 minuta, ndërsa janë 4 minutat e fundit ato që mbartin kuriozitetin për zgjidhjen finale. “Gjithmonë kërkohet që sipas asaj që është shkruar, të gjendet aktori, i cili të mishërojë karakterin, të hyjë në lëkurën e personazhit dhe të krijojë fjalën magjike ‘karakter’. Kjo është arsyeja pse unë insistova dhe zgjodha këtë kast aktorësh”, tha Harxhi. film shqiptar 2017, filma shqiptar te fundit, markela dede, tuneli full movie, tuneli film aktoret , fragment nga filmi tuneli, tuneli film shqip, tuneli film shqiptar aktoret, tuneli full movie, tuneli film aktoret, film shqiptar, fragment nga filmi tuneli, filma shqiptar te fundit, tuneli film shqip, tuneli film shqiptar aktoret, markela dede, tuneli film i plote, tuneli film shqiptar i plote, tuneli film aktoret, tuneli full movie, filmi tuneli i plote, film shqiptar 2017 tuneli, filmi tuneli shqip, filmi shqiptar tuneli,

Copyright © 2006 - 2022 - Filma Shqip - is proudly powered by Blogger
Ky blog eshte falas per te gjith, gjithashtu lejohet kopjimi i qdo materiali duke theksuar burimin.