Cifti i lumtur - 1976


 Regjisor: Piro Milkani

Skenari: Kico Blushi, Piro Milkani, Bik Pepa Muzika: Agim Krajka Një komedi për jetën e viteve ‘70. Dy të rinj që vijnë nga besime të ndryshme fetare vendosin të martohen me njëri-tjetrin, ua bëjnë të njohur dashurinë prindërve të tyre. Në takimin midis dy baballarëve i ati i djalit, jë konservator i rrethuar nga gruaja dhe halla, i krijonë një histori, duke përfshirë situata komike. Pasi nuk e fsheh dotë se nuk e do vajzën që vjen nga “një fe tjetër”, ai nxjerrë justifikime që kjo lidhje të bëhet e pamundur. Në të përfshiet edhe brigadieri i ndërmarjes, ku në bashkpunim me djalin dhe të atin e vajzës, i kërkon ta pranojë këtë fejesë. Babai i djalit më në fund dorëzohet përpara dashurisë së dy të rinjve. Bep Shiroka.....Babai i djalit Vitore Nino.....Halla Niko Kanxheri.....Djali Tinka Kurti.....Mamaja e djalit Nikolin Xhoja.....Babai i vajzës Marie Qyrsaqi.....Vajza Paulin Preka.....Brigadieri

Copyright © 2006 - 2022 - Filma Shqip - is proudly powered by Blogger
Ky blog eshte falas per te gjith, gjithashtu lejohet kopjimi i qdo materiali duke theksuar burimin.