Pallati 176

Teatri: Pallati 176
Komedia brilante, me interpretimin e aktorëve të njohur të Teatrit Kombëtar Roland Trebicka dhe Violeta Manushi.

Regjisor: Mevlan Shanaj

Aktorë::
* Roland Trebicka
* Pavlina Mani
* Violeta Manushi
* Eva Alikaj

etj.

Cuca E Maleve

Cuca E Maleve

Cuca e maleve është dram tevizive muzikore e regjisorit Dhimitër Anagnosti, prodhuar më 1974 në Shqipëri. Skenari: Loni Papa, Agron Aliaj, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Nikolla Zoraqi.

Përmbajtja e filmit

Film muzikor sipas baletit me të njëjtin titull. Gjini një malësor i pabindur është çkishëruar. Për këtë vajza e tij mbetet e pa pagëzuar dhe pa emër. “Cuca” përkrahet vetëm pas luftës nacional çlirimtare dhe fillon të punojë në kurset e para kundër analfabetizmit. Por bandat e fshehura ku janë mbledhur edhe njerëz që kanë çkishëruar të atin e vrasin.

Regjia: Dhimitër Anagnosti
Aktorët kryesorë: Zoica Haxho
Petrit Vorpsi
Hajdar Shtuni
Albert Janku

Viti i prodhimit: 1974

Tingujt E Luftës

Tingujt E Luftës

Regjisor: Xhanfise Keko,
Skenari: Flamur Topi,
Producent: Shqipëria e re,
Muzika: Tish Daija.

Interpretojnë: Ndrek Luca, Reshat Arbana, Sulejman Pitarka, Antoneta Papapavli, Vangjel Heba, Sulejman Dibra, Sokol Goxhi, Rubin Pitarka, Anila Kardhashi, Adrian Laperi etj.

Përmbajtja e filmit

Bardhi jetim shkon të punojë në qytet në familjen e pasur të Galip Shkëmbit i cili ka një djalë Nardin. Në shtëpinë e tregëtarit të pasur vjen vazhdimisht Eqeremi që i jep Nardit mësime violine. Por Eqeremi zbulon talentin e Bardhit. Me ndihmën e Eqeremit Bardhi mëson t’i bjerë violinës dhe të bëjë aksionet e para kundër fashistëve.


Viti i Lansimit: 1976

Kapedani

Kapedani

Regjisor: Muharrem Fejzo
Skenari: Skënder Plasari
Producent: Shqipëria e re
Muzika: Tahsim Hoshafi
Kameraman: Diana Diamanti
Drejtori artistik: Shyqyri Sako
Prodhuesi i filmit: Vangjush Zallëmi


Përmbajtja:
Në fshat në krye të kooperativës po komandon një grua dhe xha Sulo i ankohet për këtë shokut të tij Beqo. Kështu fillojnë situatat komike. Ai vendos të kërkojë “të drejtat” e tij në Tiranë ku miku i tij Ropi punon në një post të rëndësishëm. Por xha Sulo gjen në Tiranë jo vetëm nusen e tij balerinë por edhe Beqon bashkë me të cilin zbulon se është i rrethuar nga bota e grave.

Aktorë kryesorë:
Albert Verria
Nikolin Xhoja
Flora Mërtiri
Zagorka Shuke

Aktorët tjerë:
Ismail Zhabjaku
Lazër Filipi
Robert Ndrenika


Viti i Lansimit: 1972
Lloji i fajllit: . avi
Madhësia: 699.8 MB

Ne Fillim Te Veres

Ne Fillim Te Veres

Regjisor: Gezim Erebara
Muzika: Kujtim Laro
Producent: Shqipëria e re


Interpretojnë: Astrit Cerma, Sander Prosi, Demir Hyskja, Agim Shuke, Albert Verria, Elida Cangonji ,
Ndrek Luca

Përmbajtja e filmit

Viti ‘42. Në një qytet bregdetar bëhen planet dhe penetrimet e illegalëve për të hedhur në erë një depo ushtarake me municione. Fshatari Jaho Labi që hyn në punë si hamall dhe vajza e Riza Korrës Vera të cilën i ati kërkon ta mbajë të mbyllur lidhën me njerëzit e lëvizjes komuniste ndërsa toger Gurabardhi që ka punuar pranë Italianëve e ndihmon të gjithë grupin të arrijë qëllimin.


Viti i Lansimit: 1975

Njeriu me top

Njeriu me top

Regjisor: Viktor Gjika
Skenari: Viktor Gjika
Producent: Shqipëria e re
Muzika: Limoz Disdari.


Interpretojnë

* Timo Flloko,
* Elida Cangonji
* Stavri Shkurti
* Drita Pelingu
* Zef Bushati
* Kadri Roshi
* Sandër Prosi
* Thimi Filipi

Përmbajtja e filmit

Ekranizim i romanit me të njëjtin titull të Dritëro Agollit. Mato Gruda jeton në hasmëri me familjen e plakut Mere Fizi. Mato ka fshehur një top të cilin ëndërron ta përdorë kundër Mere Fizit dhe ka marrë në shtëpi si rob edhe një Italian që e thërret Agush dhe që i mëson përdorimin e topit. Kështu zbulohet e fshehta e një fshatari që lidhet me zor me luftën.

Viti i Lansimit: 1977
Zhanri: Dramë

Ballë për ballë

Ballë për ballë

Regjia: Piro Milkani
Autori: Ismail Kadare
Muzika e filmit: Feim Ibrahimi
Drejtori artistik: Vladimir Bizhga
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e Re

Aktorë kryesorë:
Katerina Biga
Bujar Lako
Rajmonda Bulku
Sulejman Pitarka

Aktorët tjerë:
Timo Flloko
Agim Shuke
Arben Imami
Thimi Filipi
Arben Imami
Kadri Roshi
Mevlan Shanaj

Vendi i prodhimit: Shqipëri
Viti i prodhimit: 1979

Përmbajtja:

Ekranizim i romanit të Isamil Kadaresë “Dimri i madh”. Besnik Bermema ishte përkthyes në konferencën e partive komuiste të mbajtur në Moskë në vitin 1961. Ai ishte dëshmitar i thyerjes më të madhe midis dy partive komuniste që i përkisnin respektivisht një kombi të madh dhe një kombi të vogël. Ngjarjet dramatike në konfliktin ushtarak ndodhin në një bazë detare në territorin Shqiptar në Pashaliman të cilën Sovjetikët nuk arrtitën ta përvetësonin.

Ata ishin katër

Ata ishin katër është një film shqiptarë i prodhuar në Shqipëri në vitin 1977.

Regjia: Esat Musliu Kujtim Çashku,
Skenari: E. Musliu K. Gjonaj,
Producent: Shqipëria e re,
Muzika: Sokol Shupo.

Përmbajtja

1944… Po afrohet liria. Në prag të Kongresit të Përmetit katër partizanë marrin detyrë të çojnë te partizanët një këngë. Partizanit Mete i duket kjo një detyrë e çuditëshme. Para se të arrijnë në destinacion katër partizanët bien në përpjekje me gjermanë


Viti i Lansimit: 1977

Gunat mbi tela

Filmi "Gunat mbi tela" prodhim i vitit 1977

Regjisor: Muharrem Fejzo
Skenari: Duro Mustafaj M. Fejzo
Producent: Shqipëria e re
Muzika: Kujtim Laro.

Interpretojnë: Thimi Filipi, Fatos Sela, Serafin Fanku, Stavri Shkurti, Luftar Pajo, Sulejman Pitarka etj.

Përmbajtja e filmit

Në këtë film pëmblidhet si një vepër korale një nga ngjarjet më të rëndësishme historike ikja nga Vlora e trupave italiane të mbetura pas luftës së parë botërore. Luftëtarët hyjnë në kampin e rrethuar armik jo me ndihmën e armëve të sofistikuara të kohës por me ndihmën e gunave që hedhin mbi tela. Flijohet Hodo.

Viti i Lansimit: 1977

Pylli i lirisë

Filmi "Pylli i lirisë" prodhim i vitit 1976.

Regjisor: Gëzim Erebara
Skenari: Kiço Blushi
Producent: Shqipëria e re
Muzika: Feim Ibrahimi.

Interpretojnë:

* Alfred Bualoti
* Demir Hyskja
* Ndrek Luca
* Margarita Xhepa
* Reshat Arbana
* Lazër Filipi
etj.


Përmbajtja e filmit

Vitet e luftës. Vlash Zaka jeton duke kapur kuaj të egër. I vëllai partizan ka vrarë një spiun të Italianëve kështu që edhe Vlashi është në survejim të plotë. Vlashi jeton nën syrin e spiunit Lami dhe të tregëtarit Ibrahim Beu që vjen të mbledhë kuajt e egër. Por ndihmohet nga xha Kovi, Thimi e Lena. Vlashi e Lena dalin partizanë.


Viti i Lansimit: 1976

Njesiti Guerril

Filmi "Njesiti Guerril" prodhim i vitit 1969.

Regjisor: Hysen Hakani
Autor: Muharrem Skënderi
Muzika: Agim Krajka


Aktrojne:
Pëllumb Dërvishi
Drita Haxhiraj
Saimir Kumbaro
Petrit Llanaj
Marie Logoreci .... Nena
Ndrek Luca

Përmbajtja e filmit

Lufta e Dytë Botërore… Agjensia Italiane e spiunazhit (SIM) nëpërmjet Ludovikut mundohet të futet në rradhët e njësiteve guerile të qytetit. Ata synojnë të zbulojnë dhe asgjësojnë krerët dhe të gjithë rezistencën. Agjenti Ludovik zbulohet dhe kështu dështon i gjithë operacioni fashist “Gjarpëri i zi”.

Viti i prodhimit 1969

Saimir

Saimir

Permbajtja: Saimiri (Mishel Manoku ) është një i ri që jeton me të jatin (Xhevdet Ferri) në periferinë laziale. Edmonti, i jati i Saimirit, trasporton emigrantët që sapo zbarkojnë në brigjet italiane. Saimiri e ndihmon herë pas here, por gjithmonë e me shumë kerkon lirinë e vet larg të jatit. Perpiqet të krijoj raporte me bashkëmoshatarët e vet italiane por pa sukses. Njëe natë në kamionin e të jatit njeh një vajzë të re të cilën trafikantet e kishin për prostitucion. Saimiri perpiqet ta lirojë me forcat e tij, nuk ja del dot dhe në fund hakmerret ashpër kundër të gjithve. Ky është filmi i parë i regjisorit Francesco Munzi, "Saimir" është ndoshta filmi i parë italian që arrin me një farë suksesi të pasqyrojë një pjesë të realitetit shqiptar larg shablloneve të zakonshme. Interpretimi i Xhevdet Ferri dhe i debutuesit Mishel Manoku u priten mjaft mirë nga kritika italiane. Pjesa më e madhe e dialogëve janë në shqip.


Vendi i prodhimit: Itali
Viti i prodhimit: 2004
Koha: 88 min
Gjuha origjinale: Shqip- Italisht

Ekipi realizues
Regjia: Francesco Munzi
Muzika e filmit: Giuliano Taviani
Prodhuesi i filmit: Cristiano Bortone
Aktorë kryesorë: Mishel Manoku
Xhevdet Ferri
Qmimet 2 fitore & 7 nominime

Beni ecën vetë

Beni ecën vetë
Dramë / Familjar

Regjia: Xhanfise Keko
Skenari: Kiço Blushi
Muzika: Limoz Disdari.
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e re
Aktorë kryesorë: Yllka Mujo, Dhorkë Orgocka, Pandi Raidhi, Gjergj Sollaku, Herion Spiro

Benin nuk e lejojnë të luajë jashtë mureve të shtëpisë. Xha Thomai që vjen nga fshati e merr me vehte dhe për herë të parë Beni gjendet pa kujdesin e prindërve. Beni për herë të parë jeton në një familje fshatare ku i duhet të mësojë shumë gjëra të reja. Një natë Beni mbetet i vetëm në mes të pyllit por tashmë ai fillon të zbulojë një jetë shumë pranë natyrës.

Info: http://sq.wikipedia.org/wiki/Beni_ecen_vete
Trailer: http://video.google.com/videoplay?docid=725758230656901036

Dy herë mat (1986)

Dy herë mat (1986)

komedi/familje


Regjisor: Bujar Kapexhiu
Skenari: Bujar Kapexhiu
Interpretojnë: Agim Bajko, Met Bega, Manjola Begolli, Ilir Bezhani, Alfred Bualoti,
Pëllumb Deçolli, Bujar Kapexhiu, Fadil Kujovska, Pavlina Mani, Zyliha Miloti, Aleko Prodani,
Karafil Shena, Agim Shuke, Ervehe Veizi, Fatmir Xhelili.

Përmbajtja e filmit
"Dy here mat" është filmi komik me i pelqyer për publikun. I drejtuar nga Bujar Kapexhiu qe kesaj rradhe është dhe vete aktor, filmi është i mbushur me situata komike te papritura.
ILO Pinci, specialist i peshkut dhe i midhjeve, edhe shahist i njohur, arrin ne nje qytet te vogel bregdetar si i ftuar ne nje stimulante shahu. Por ajo qe e shtyn me shume te vije ne kete qytet është deshira e tij e fshehte për te zbuluar te dhena praktike dhe teknike ne lidhje me kultivimin e midhjeve. Ai është i bindur se do ta perballoje lehtesisht ndeshjen me shahistet vendas por ne stimulante munded nga Rudina e vogel.

Viti i Lansimit: 1986

I Dashur Armik

I Dashur Armik
luftë

Regjisor: Gjergj Xhuvani
Skenari: Dhimitër Xhuvani
Gjergj Xhuvani
Muzika: Stefan Schmahl
Herve Cuyader
Emmanuel Croset
Interpretojnë: Marko Bitraku, Helidon Fino, Birce Hasko, Niko Kanxheri, Peter Lohmeyer,Nina Petri, Agim Qirjaqi, Rinaldo Rocco, Lefter Simoni, Anila Varfi, Margarita Xhepa,Ndriçim Xhepa,
Luiza Xhuvani.

Përmbajtja e filmit
Shqipëria 1943: Pasi që Italia ështe dorëzuar, Gjermanët e okupuan vendin kështu që situata e popullit ështe bërë më tepër kautike. Harun Bonata tregtar i zgjuar me zemër të madhe, i strehon tre të ikurit në budrumin e ti: partizanin Qazim, orpunuesin Hoakin dhe ushtarin intalian Giulio. Pamvarsisht ai e bënë një marëveshje të mir me oficerin Gjerman Franz

Viti i Lansimit: 2004

Zonja nga qyteti

Zonja nga qyteti
komedi/familjar

Regjisor: Piro Milkani
Skenari: Ruzhdi Pulaha
Interpretojnë: Rajmonda Bullku, Petraq Kita, Violeta Manushi, Yllka Mujo, Pandi Raidhi, Stavri Shkurti.

Përmbajtja e filmit
Vendimi i Ollgës për të jetuar me Melin vajzën e saj që punon si ndihmësmjeke fshati kthehet në situata plot peripeci. Pas një panairi të tërë letërkembimi për të gjetur një dhëndër qyteti Ollga i prezanton Melit, Koçin që hiqet si artist i vërtetë. Por Meli ka rënë në dashuri me Bujarin dhe nuk shkulet nga fshati.

Viti i Lansimit: 1976

Rrugicat që kërkonin diell

Filmi "Rrugicat që kërkonin diell" prodhim i vitit 1975.

Regjisor: Saimir Kumbaro, Rikard Ljarja
Skenari: Dhimitër Xhuvani
Producent: Shqipëria e re
Muzika: Kujtim Laro

Interpretojnë:

* Mevlan Shanaj
* Rikard Ljarja
* Ndrek Luca
* Yllka Mujo
* Pandi Raidhi
* Demir Hyskja
etj.

Përmbajtja e filmit

Nebi Surreli së bashku me nënën jeton në varfëri të plotë duke tërhequr një karrocë si shpërndarës qymyri. Në këtë botë gati të nëndheshme njerëzore ku e poshtëron Ganiu një tregëtar qymyri ai njihet me ilegalë të luftës si Halimi, Gaqua, Mihali dhe Semi dhe pas kësaj fillon të hedhë trakte deri sa merr pjesë në një aksion te rrëmbimit të një shaptilografi.

Viti i Lansimit: 1975

Tomka dhe shokët e tij

Tomka dhe shokët e tij - prodhim i vitit 1977

Regjisor: Xhanfize Keko,
Skenari: Nasho Jorgaqi,
Prodhuar nga: Shqipëria e re,
Muzika: Aleksandër Lalo.
Interpretojnë: Enea Zhegu, Herion Mustafaraj, Genc Mosho, Artan Puto, Sotiraq Cili, Zehrudin Dokle etj.

Përmbajtja e filmit

Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.

Viti i Lansimit: 1977

Liri a vdekje

Liri a vdekje (1979)
Dramë


Të dhënat mbi filmin

* Vendi i Prodhimit - Shqipëri
* Viti i Prodhimit - 1979
* Gjuha - Shqip
* Regjia - Kristaq Mitro, Ibrahim Muçaj
* Skenari - Vath Koreshi
* Muzika - Kujtim Laro
* Aktorët Kryesorë:
o Reshat Arbana
o Fane Bita
o Kastriot Çaushi
o Elvira Diamanti
o Timo Flloko
o Gjergj Lala
o Nikolla Llambro
o Pandi Raidhi
o Kadri Roshi
o Edmond Tare


Komitët të udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti kthehen në fshat te njerëzit e tyre para se të ekzekutojnë bimbashin turk të Gjirokastrës. Pas kësaj ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër Mashkullorës krahinë e cila kthehet në një lapidar të rezistencës Shqiptare për pavarësi. Vritet barbarisht edhe mësues Hyseni që u mëson fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe.

Dora e ngrohtë

Dora e ngrohtë (1983)
Dram/familjar

Regjisor: Kujtim Çashku
Skenari: Neshat Tozaj
Interpretojnë: Reshat Arbana , Viktor Çaro, Vangjush Furxhi, Artur Gorishti, Mirush Kabashi, Dhurata Kasmi, Bujar Lako, Aleksandër Prosi, Margarita Xhepa.

Përmbajtja e filmit
Djaloshi Besim nuk gjen ngrohtësi nga njerku i tij Ahmeti. Ai braktis shkollën dhe bën gabime të rënda. Por është pikërisht dora e ngrohtë e shokëve të klasës dhe e të gjithë shoqërisë që e kthejnë Besimin në jetë.

Viti i Lansimit: 1983

SHI NE PLAZH

REGJIZOR: GEZIM KAME

Nje nga komedite me te bukura te teatrit shqiptar nga TEODOR LACO .

Në çdo stinë

Filmi "Në çdo stinë" është prodhuar nga Kinostudio "Shqipëria e re" në vitin 1980.

* Regjia: Viktor Gjika,
* Skenari: Bashkim Hoxha, Viktor Gjika,
* Producent: Shqipëria e re ,
* Muzika: Aleksandër Peçi.

Përmbajtja e filmit

Zana dhe Bardhyli janë dy studentë që dashurohen. Përmes amplitudave shpirtërore të dashurisë së tyre filmi zbulon ëndrrat dëshirat dhe preferencat e tyre. Me karakteret që kanë pak a shumë të njëjtën moshë por edhe ndryshime midis njëri tjetrit filmi jep portretin e studentit të ri.

Gjurmeve Te Humbura

Dokumentar ! Gjurmeve Te Humbura Film Dokumentar per Agim Ramadanin
K Eshte Nje Film Dokumentar Per Agim Ramadanin

Liri a Vdekje

Liri a vdekje (1979)

Të dhënat mbi filmin

* Vendi i Prodhimit - Shqipëri
* Viti i Prodhimit - 1979
* Gjuha - Shqip
* Regjia - Kristaq Mitro, Ibrahim Muçaj
* Skenari - Vath Koreshi
* Muzika - Kujtim Laro
* Aktorët Kryesorë:
o Reshat Arbana
o Fane Bita
o Kastriot Çaushi
o Elvira Diamanti
o Timo Flloko
o Gjergj Lala
o Nikolla Llambro
o Pandi Raidhi
o Kadri Roshi
o Edmond Tare

Komitët të udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti kthehen në fshat te njerëzit e tyre para se të ekzekutojnë bimbashin turk të Gjirokastrës. Pas kësaj ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër Mashkullorës krahinë e cila kthehet në një lapidar të rezistencës Shqiptare për pavarësi. Vritet barbarisht edhe mësues Hyseni që u mëson fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe.

Skënderbeu

SKENDERBEU DVDRiP

Sergei Jutkevic (1953)

Filmi: Është një film historik mbi heroin kombëtar Skënderbeun.
Gjergj Kastioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donikën dhe duke organizuar Lidhjen e Lezhës, por përballet edhe me tradhëtinë e Hamzait nipit të tij. Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Filmi është filmi i parë artistik i bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik.

Copyright © 2006 - 2022 - Filma Shqip - is proudly powered by Blogger
Ky blog eshte falas per te gjith, gjithashtu lejohet kopjimi i qdo materiali duke theksuar burimin.