Telefoni i Nje Mengjesi (A Morning Phone Call)
Tags: 1987, Telefoni i Nje Mengjesi / A Morning Phone Call
Filmi "Zëvendësi i grave" prodhim i vitit 1987. Regjia: Fehmi Hoshafi, Skenari: Kastriot Mahilaj, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Agim Krajka. Lisimaku vazhdimisht caktohet të zëvëndësojë gratë e ndërmarrjes gjatë lejes së tyre të lindjes. Rritja e Lisimakut në karakter arrihet përmes situatave të papritura ku komikja ndërthuret me dramatiken.
Esat Mysliu, Kujtim Çashku (1977)
1944… Freedom is approaching. On the eve of the Përmet Congress, four partisans take on the task of delivering a song to the partisans. Partisan Mete finds this a strange task. Before reaching their destination, the four partisans fall into a struggle with the Germans.
1944… Po afrohet liria. Në prag të Kongresit të Përmetit katër partizanë marrin detyrë të çojnë te partizanët një këngë. Partizanit Mete i duket kjo një detyrë e çuditëshme. Para se të arrijnë në destinacion, katër partizanët bien në përpjekje me gjermanët.
Muharrem Fejzo (1987)
Asim, one of the sons of an old train driver, has taken a bad path: he does not like his job and is not happy with the modest place he has occupied in life. His brother, Kujtim, is a simple worker. The film reaches its climax in the trial episode, where Kujtim's heroic spirit is highlighted on the one hand and Asim's repentance and change of behavior on the other.
Asimi, një nga djemtë e një trenisti të vjetër, ka marrë rrugë të keqe: nuk i pëlqen puna dhe nuk është i lumtur me vendin modest që ka zënë në jetë. I vëllai, Kujtimi, është një punëtor i thjeshtë. Filmi arrin kulmin e tij në episodin e provës, ku del në pah shpirti heroik i Kujtimit nga njëra anë dhe pendesa dhe ndryshimi i sjelljes tek Asimi në anën tjetër.
Kristaq Dhamo (1987)
Through a simple plot and a psychological drama, the film tells the story of the passion, honesty, and responsibility of Besmira, a doctor who experiments with an auto vaccine, and her efforts against incompetent and incompetent people.
Përmes një fabule të thjeshtë dhe një drame psikologjike, filmi flet për pasionin, ndershmërinë dhe përgjegjësinë e Besmirës, një mjeke e cila eksperimenton një auto vaksinë, flet për përpjekjet e saj kundra njerëzve jo kompetentë dhe të paaftë.
Vladimir Prifti (1987)
Një dramë po ndodh me ekonomistin Llano Bleta. Me pikëpamjet e tij individuale për një jetë më të rehatshme, ai gradualisht i pret të gjitha lidhjet me fshatin e tij, duke lënduar kështu, pa e kuptuar, ndjenjat e atyre që e duan më shumë. Ky degradim i moralit etik vihet re gjithashtu edhe në punën e tij.
Piro Milkani (1987)
Ngjarjet e filmi zhvillohen në një qytet të vogël ku një grup studentesh të infiermierisë po bëjnë praktikën mësimore. Shpresa, heroina e filmit, sheh midis vajzave, vajzën e saj, Vjosana, e lindur nga një dashuri e pafat. Ajo i flet të shoqit për këtë histori të hidhur.
Albert Xholi (1987)
Teto Kalina mbetet vetëm pas vdekjes së të shoqit. Nipi ka detyrë të kujdeset për të. Së bashku me rregullat e ngurta ajo sjell në shtëpinë e re traditat më të mira popullore të rregullit dhe sjelljes së mirë.
Besim Kurti (1987)
Periudha e rilindjes Shqiptare. Jano Zefi është kryetari i një çete komitësh që ka humbur dy njerëzit më të dashur, gruan dhe fëmijën. Pas kësaj humbje të madhe ai gjendet në udhëkryq: të vazhdojë apo ta braktisë rezistencën e armatosur? Njihemi me botën e gjërë të Janos i cili mbron fëmijët që ushtria turke i ka marrë si ushtarë.
Bujar Kapexhiu (1987)
Andoni, një violinist i ri po studion seriozisht për konkursin e pranimit në Akademinë e Arteve të Bukura. Por Kozmai, i ati i cili mendon se i biri nuk mund ta fitojë konkursin pa ndërhyrje, lëshon alarmin dhe mobilizon të gjithë miqtë dhe të afërmit. Muço, kryetari i komisionit nuk është në gjëndje të gjykojë me mendje të kthjellët dhe e shfryn të gjithë zemërimin tek violinisti i ri i talentuar.
Ibrahim Muço, Kristaq Mitro (1987)
Një ditë, Neritani, një gazetar i ri kupton se fshihet një abuzim i madh pas fakteve të një artikulli të tij, ende të papublikuar të cilin Dhimitri, kunati i tij dhe Marjana, gruaja e drejtorit të kritikuar, po përpiqen ta zhdukin.
Kujtim Çashku (1987)
Tre shokë, Fredi, Aleko dhe Pertefi shkojnë për gjueti. Dikush qëllon gabimisht Pertefin dhe e vret. Megjithatë asnjë nuk është i sigurt kush është vrasësi i vërtetë. Aleko që e ka qëlluar vërtet Pertefin, pa dashje, nuk ka kurajë ta pranojë fajin. Ai përpiqet të përdorë dyshimet dhe ndenjat e fajit.