Filmi "Djali elastik" prodhim i vitit 1989. Regjia: Besim Kurti, Skenari: Adelina Balashi, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Hajg Zaharjan. "Ai është një djalë 9 vjeçar i dalluar për mjeshtëritë e tij si akrobat që vihen re nga gjyshi i tij. Ai i kënaq të gjithë me durimin dhe pasionin e tij. Heroi ynë do të kalojë shumë vështirësi deri sa të bashkohet me trupën e cirkut por ato nuk ia arrijnë të lëmojnë pasionet dhe dëshirat e tij fëminore."
Filmi "Bregu i ashpër" prodhim i vitit 1988. Regjia: Drita Koçi, Skenari: Diana Çuli, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Thoma Simaku. "Në fund të luftës së II Botërore Luljeta caktohet të punojë si aktiviste e partisë në zonat e thella malore. Kriminelët e detyrojnë gruan të rrijë e mbyllur brenda katër mureve sipas kanunit dhe kjo e pengon Luljetën të zhvillojë aktivitetin e saj."
Abonohu te:
Postimet (Atom)