Filmi "Shtigje të luftës" prodhim i vitit 1974.
Regjisor: Piro Milkani, Skenari: S. Kurti, Skënder Plasari, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Kujtim Laro.
Interpretojnë: Timo Flloko, Robert Ndrenika, Petrika Gjezi, Sandër Prosi, Pandi Raidhi, Ndrek Luca, Albert Verria, Liza Laska etj.
"Lufta e dytë botërore. Kanani një luftëtar i famshëm në të gjithë krahinën e Pezës dhe Shabani një fshatar i vuajtur përballojnë të gjithë djegjet dhe shkatërimet e fshatit dhe me heroizmin e tyre ngrenë popullin në një hakmarrje të madhe."
Filmi "Melodi e pandërprerë" prodhim i vitit 1985. Regjia: Fehmi Hoshafi, Skenari: Dhimitër Xhuvani, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Tahsim Hoshafi.
"Filmi trajton dashurinë e njeriut për punën profesionin që ka zgjedhur në jetë. Në qëndër është një bari me tufën e tij të dhive është bota e tij intime dhe njerëzore."
Filmi "100 perqind" trajton temen e zgjedhjeve per ne kuvendin popullor ne kohen e rregjimit komunist,ku brenda ores 8 te mengjesit duhet te votohej me masen mbi 99.9%.
Zonja nga qyteti është një film komedi xhiruar në Shqipëri nga regjisori Piro Milkani të vitit 1976, Skenari: Ruzhdi Pulaha, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Agim Krajka. Meli qe sapo ka mbaruar studimet emerohet ndihmesmjeke ne fshat. Ollga, e ema me te marre vesh ben cmos per ta rregulluar te bijen me pune ne qytet. Situatat komike ne film krijohen kryesisht ndermejt koncepteve te Ollges per jeten ne pergjithsi dhe realitetit. Ne rolet kryesore: Violeta Manushi, Rajmonda Bulku, Stavri Shkurti, Pandi Raidhi, Yllka Mujo, Pirro Kita, Sotiraq Bratko etj