Muharrem Fejzo (1979)
Dafina, nje grua e re e shkolluar kthehet në qytet për të hapur shkollën e parë për vajzat. Ajo ndeshet me pengesat dhe intrigat e thurura nga kreu i Sanxhakut, i cili kërkon rrugë të ndryshme për ta nxjerrë Dafinën nga qyteti. Për të ndaluar përpjekjet e saj për ngritjen e shkollës, kleri përpiqet të helmojë dhe çkishërojë Dafinën. Shkollën e djegin. Xhaxhai i saj, Stefan Bardhi, luftëtari Kajo dhe çifti që e strehon Dafinën, e ndihmojnë atë.
Piro Milkani (1984)
Film portret mbi jetën e militantit Vasil Shanto. Ngjarjet vendosen në qytetin e Shkodrës ku heroi i filmit, Visar Shundi, vjen për të ngjallur punën e komitetit rajonal të partisë. Visari jepet si një njeri me cilësi fisnike dhe njeri aksionesh.
Xhanfize Keko (1973)
Në qendër të filmit është Mimoza, një vajzë e vogël kryeneçe dhe e perkëdhelur që jeton në mes të një kujdesi të tepruar. Mimoza ka gjyshen e vet në dispozicion dhe i dëbon vazhdimisht nga shtëpia shoqet dhe shokët e saj, u prish atyre të gjithë lodrat deri sa mbetet e vetme dhe e penduar vetëm me kukullën.
Lisenko Malaj (1988)
1944. Fundi i luftës së II Botërore. Katër partizanë zbarkojnë në një ishull Grek përtej detit. Ata kanë dënuar dike, emri fals i të cilit mban mbi supe krime të rënda. Filmi fokusohet në vështirësitë me të cilat përballen partizanët në këtë mision. Bile në disa pika duket se misioni do të dështojë.
Besim Kurti (1985)
Mondi, një nxënës shkolle, është i mirë në mësime por shumë impulsiv në karakter. Mësuesja e tij e re dhe pa eksperiencë nuk mund të shohë Mondin e vërtetë dhe në një fare mënyre e kundërshton atë. Ndërsa i ati ndjek nga afër tendencat pozitive të të birit dhe e ndihmon të formojë personalitetin e tij.
Muharrem Fejzo (1970)
Hëna, një punëtore e re në ndërtimin e një projekti të madh industrial, dëshiron të bëhet montatore. Pas pak kohe dëshira e saj plotësohet. Duke punuar në kantjerin e ndërtimit, Hëna dashurohet me Agimin. Ata do të vazhdojnë të punojnë bashkë në projekte të reja për ndërtimin e vendit.
Dhimitër Anagnosti (1977)
Një lulishtar plak, Xha Llambi, kujdeset në mes të luftës për lulet. Nazistët i kërkojnë atij disa kurora lulesh për të vrarët e tyre. Lulishtari e përgatit kurorën e madhe por e vendos brenda lulishtes ku është vrarë një partizan i ri. Kur vijnë gjermanët për të marrë kurorat, nis një betejë tjetër ku merr pjesë edhe lulishtari.
Muharrem Fejzo (1989)
Filmi bazohet dhe e zhvillon subjektin e një legjende të njohur të sakrificës në kështjellën e Rozafës, si një interpretim i lirë i asaj që njerëzit kanë ruajtur në shekuj. Tre vëllezër të martuar vendosin të sakrifikojnë në kështjellë gruan që do tu shpjerë drekën, në mënyrë që muri të mos rrëzohet përsëri në tokë.
Hysen Hakani (1979)
“Mysafiri” është një agjent i sigurimit të shtetit i cili infiltrohet në agjenturat e zbilimit të huaj që operojnë në Shqipëri. Duke pasur në dorë disa të dhëna kompromentuese, të marra nga Agathia, agjentët e huaj kërcënojnë ing. Fation Papa dhe përpiqen ta detyrojnë të zbulojë informacione në lidhje me minerale të rralla në Shqipëri.
Esat Mysliu (1996)
Apokalipsi kishte ndodhur, por njerzit s’kishin ndryshuar. O Zot! Njerëzit nuk pyesin më për Apokalipsin. Ata sërish do të dehen, do të rrihen e do të vriten, do të vjedhin dhe do të kurvërojnë. Fara njerëzore është prishur. Po përderisa ekziston fëmija, parajsa tokësore nuk është vetëm shpresë.
Esat Mysliu (1984)
Vjeshtë 1944… Ngjarjet zhvillohen në Beratin e sapoçliruar. Një grup partizanësh ngarkohen me detyrën e normalizimit të jetës në qytet gjatë natës së parë të çlirimit
Hysen Hakani (1972)
Fitimi punon si mekanik në një oficinë. Nga pakujdesia, ai le pa rregulluar frenat e një kamioni, dhe i shkakton një aksident Petros, shoferit të kamionit. Petro do të ndëshkohet për pakujdesi. Fitimin fillon ta brejë ndërgjegja por e ka të vështirë të pranojë fajin. E fejuara e tij i jep kurajë për të treguar të vërtetën.
Spartak Pecani (1979)
Borgjezët po bien, atyre u është vënë të pagujnë detyrimisht taksën e luftës. Prona private u shtetëzua gjerësisht. Gjatë këtyre ngjarjeve të pasluftës zbulohet puna e fshehtë e një specialisti llogaritar, Abdyli, i cili ndihmon borgjezët e shpronësuar dhe bashkëpunëtorët e fashizmit. Ai thirret për të dhënë llogari.
Viktor Gjika (1980)
Zana dhe Bardhyli janë dy studentë që dashurohen. Përmes amplitudave shpirtërore të dashurisë së tyre, filmi zbulon ëndrrat, dëshirat dhe preferencat e tyre. Me karakteret që kanë pak a shumë të njëjtën moshë por edhe ndryshime midis njëri tjetrit, filmi jep portretin e studentit të ri.
Besim Kurti, Drita Koçi (1982)
Një grup fëmijësh kalojnë pushimet në bregun e Adriatikut. Midis tyre është Detini, një djalë i ndrydhur dhe fjalëpak, shokët e vënë në lojë dhe ai mendon të largohet. Por shoku i tij më i afërt, Gjini, e ndihmon të rimarrë veten dhe të futet në shoqëri.