Regjisor : Gëzim Erebara
Skenari : Kico Blushi
Muzika: Feim Ibrahimi.
Vlash Zaka një fshatar i varfër dhe jetim, ushqehet duke kapur kuaj në pyll. I vellai që është tashmë partizan, ka vrarë një spiun të italianëve kështu që edhe Vlashi është në survejim. Jeta e tij është në rrezik nga tregtari i fshatit Lami, dhe nga kryetari i komunës, ballisti Ibrahim Beu për shkak të një kali. Por ai gjen mbështetje tek bashkëfshatarët e tij derisa del partizan së bashku me Lenën. Filmi është luajtur në Divijakë të Lushnjes.
Alfred Bualoti - Vlashi.
Reshat Arbana - Xha Kovi.
Margarita Xhepa - Nëna e Vlashit.
Ndrek Luca - Lam Shllapi.
Dhimitra Plasari - Lena.
Minella Borova - Llazi Terbufi.
Demir Hyskja - Ibrahim Beu.
Lufti Hoxha - Nauni, babai i Lenës.
Lazër Filipi - Urata.
Andon Qesari - Ballisti.
0 Komente:
Posto një koment