Saimir
Permbajtja: Saimiri (Mishel Manoku ) është një i ri që jeton me të jatin (Xhevdet Ferri) në periferinë laziale. Edmonti, i jati i Saimirit, trasporton emigrantët që sapo zbarkojnë në brigjet italiane. Saimiri e ndihmon herë pas here, por gjithmonë e me shumë kerkon lirinë e vet larg të jatit. Perpiqet të krijoj raporte me bashkëmoshatarët e vet italiane por pa sukses. Njëe natë në kamionin e të jatit njeh një vajzë të re të cilën trafikantet e kishin për prostitucion. Saimiri perpiqet ta lirojë me forcat e tij, nuk ja del dot dhe në fund hakmerret ashpër kundër të gjithve. Ky është filmi i parë i regjisorit Francesco Munzi, "Saimir" është ndoshta filmi i parë italian që arrin me një farë suksesi të pasqyrojë një pjesë të realitetit shqiptar larg shablloneve të zakonshme. Interpretimi i Xhevdet Ferri dhe i debutuesit Mishel Manoku u priten mjaft mirë nga kritika italiane. Pjesa më e madhe e dialogëve janë në shqip.
Vendi i prodhimit: Itali
Viti i prodhimit: 2004
Koha: 88 min
Gjuha origjinale: Shqip- Italisht
Ekipi realizues
Regjia: Francesco Munzi
Muzika e filmit: Giuliano Taviani
Prodhuesi i filmit: Cristiano Bortone
Aktorë kryesorë: Mishel Manoku
Xhevdet Ferri
Qmimet 2 fitore & 7 nominime
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment